Accessibility links

Breaking News

Më shumë kosto për regjimin e Lukashenkos për shtypjen e opozitës


Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa për të vendosur kufizime vizash për 25
individë të tjerë në Bjellorusi lidhur me rolin e tyre në minimin e tranzicionit të vendit drejt demokracisë.

Së bashku me këta 25 persona, Departamenti i Shtetit ka vendosur kufizime të vizave për 322 individë, bashkëpunëtorë për mashtrimet në zgjedhjet presidenciale të vitit 202 dhe brutalin që pasoi goditjen e disidentëve nga regjimi i Lukashenkës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken vuri në dukje se 25 individët e përfshirë në aktin e fundit janë mes të tjerëve, anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Bjellorusisë. Në një deklaratë ai tha se këta individët përballen me kufizime vizash “për rolin që kanë patur në miratimin e legjislacionit për të autorizuar dënim me vdekje për personat e dënuar për gjoja “tentativa për kryerjen e akteve terroriste”, një akuzë e përdorur për të shtypur dhe frikësuar opozitën demokratike dhe shoqërinë civile.”

Departamenti i Shtetit njoftoi këtë veprim të fundit ndërsa në Bjellorusi filloi gjyqi në mungesë i udhëheqëses së opozitës demokratike Svyatlana Tsikhanouskaya dhe udhëheqësve të tjerë demokratë. Të gjithë janë akuzuar për krime të sigurisë kombëtare, duke përfshirë "ekstremizmin", në atë që Sekretari Blinken i quajti procese “të motivuara politikisht”.


Zonja Tsikhanouskaya, e cila sfidoi në zgjedhjet presidenciale diktatorin për një kohë të gjatë Alyaksandr Lukashenka në vitin 2020 dhe u larguan nga vendi pas
goditjes së përgjakshme të regjimit, e përshkroi gjyqin e saj si një "farsë". Ajo tha se
nuk i ishte dhënë qasje në dokumentat gjyqësore apo tek avokati i saj i caktuar nga gjykata përpara procedurave.

Autoritetet bjelloruse po gjykojnë zonjën Tsikhanouskaya, së bashku me udhëheqës të tjerë pro-demokracisë, duke përfshirë Volha Kavalkova, drejtuese e Këshillit Koordinues, organi i ngarkuar për të lehtësuar tranzicionin demokratik të Bjellorusisë.

Sekretari Blinken vuri në dukje në deklaratën e tij të fundit se në një gjyq tjetër në dhjetor regjimi shpalli fajëtor dhe dënoi me 12 vjet burg themeluesin e Fondacionit të Solidaritetit Sportiv në Bjellorusi Alex Apeikin dhe fituesen olimpike bjelloruse Alyaksandra Herasimenia.

“Regjimi i Lukashenkës gjithashtu vazhdon të mbajë si të burgosur politik laureatin e Çmimit Nobel për Paqe Alex Bialiatski, i cili i ka kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe avancimit të demokracisë në Bjellorusi”, tha sekretari Blinken.

Shtetet e Bashkuara, deklaroi Sekretari Blinken, “do të vazhdojnë të përdorë të gjitha mjetet e duhura për të mbajtur përgjegjës në Bjellorusi të gjithë ata që pengojnë aspiratat demokratike të bashkëqytetarëve të tyre”.

XS
SM
MD
LG