Accessibility links

Breaking News

Tmerret humanitare vazhdojnë në Ukrainë


FILE PHOTO: U.S. Ambassador to the United Nations Linda Thomas-Greenfield visits Ukraine
FILE PHOTO: U.S. Ambassador to the United Nations Linda Thomas-Greenfield visits Ukraine

“Tmerret humanitare të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje masive njerëzore brenda Ukrainës dhe në mbarë botën”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

“Brenda kufijve të Ukrainës, më shumë se 17 milionë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare. Gati gjashtë milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë dhe strehimit”.

Forcat ruse kanë nisur një mori raketash dhe dronësh kundër Ukrainës, duke goditur qytetet dhe infrastrukturën, duke vrarë dhe plagosur civilë, duke dëmtuar rrugë, shtëpi, shkolla, objekte mjekësore, tokë bujqësore dhe sisteme energjetike. Miliona civilë ukrainas janë tani pa ushqim, energji, ujë, shërbime shëndetësore dhe ngrohje të duhur edhe pse temperaturat mbeten nën zero.

Ambasadorja Thomas-Greenfield i bëri thirrje Rusisë që të “ndalojë bombardimin e infrastrukturës kritike dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm. Derisa Rusia ta bëjë këtë, donatorët globalë humanitarë duhet të qëndrojnë pranë popullit ukrainas.

“Ne duhet t'i japim përparësi ndihmës gjatë dimërit për të adresuar nevojat e menjëhershme humanitare dhe për të mbështetur përpjekjet e qeverisë së Ukrainës. Ekipet humanitare nga OKB-ja dhe OJQ-të janë në terren tani, duke u përpjekur të ndihmojnë. Fatkeqësisht, edhe këto grupe që përpiqen të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve, nuk janë kursyer nga sulmet e Rusisë”.

Rusia po angazhohet në zhvendosjen e detyruar të fëmijëve të Ukrainës në territoret e pushtuara të Ukrainës nga Rusia, tha ambasadorja Thomas-Greenfield:

“Rusia po transferon dhe deporton gjithashtu fëmijët e Ukrainës në Rusi, duke u dhënë fëmijë familjeve në Rusi dhe duke u përpjekur t'i ndajë ata përgjithmonë nga familjet e tyre. Kjo është shkelje e parimeve të mbrojtjes së fëmijëve. Kjo duhet të ndalet”.

Lufta e Rusisë e ka përkeqësuar shumë krizën globale të ushqimit. Ambasadorja Thomas-Greenfield shprehu mbështetjen për Iniciativën e Detit të Zi për drithërat, e cila ka ndihmuar në plotësimin e nevojave të vendeve më të cenueshme në botë, duke stabilizuar çmimet botërore të grurit. Por për shkak të Rusisë, lëvizja e grurit nga portet e Ukrainës është ngadalësuar dhe numri i anijeve që presin për grurë po rritet. Rusia nuk duhet të lejohet të vazhdojë të përdorë ushqimin dhe energjinë gjatë dimrit si armë.

“Putini e filloi këtë luftë dhe ai mund ta përfundojë atë sot duke tërhequr trupat e tij nga Ukraina”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të mbështesin Planin e Reagimit Humanitar të OKB-së 2023 dhe Planin Rajonal të Reagimit të Refugjatëve dhe të mbajnë Rusinë përgjegjëse për agresionin dhe abuzimet e saj të tmerrshme, duke shkaktuar vuajtje mbi popullin e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG