“Vendet në mbarë botën vazhdojnë të qëndrojnë përhrah Ukrainës”, deklaroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Sepse ne të gjithë e kuptojmë se nëse braktisim Ukrainën, ne braktisim vetë Kartën e OKB-së dhe parimet dhe rregullat që i bëjnë të gjitha vendet më të sigurta”.
"Nëse nuk i mbrojmë këto parime bazë", tha sekretari Blinken, "ne pranojmë një botë në të cilën forca bën pushtetin, të fortët dominojnë të dobëtit."
Ka tre mënyra për të mbrojtur këto parime, tha sekretari Blinken. “Së pari, ne duhet të shtyjmë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme:
“Që paqja të jetë e drejtë, ajo duhet të mbështetet tek parimet që janë në zemër të Kartës së OKB-së: sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë. Që paqja të jetë e qëndrueshme, ajo duhet të sigurojë që Rusia thjesht nuk mund të pushojë, të riarmatoset dhe të rifillojë luftën brenda disa muajsh apo disa vitesh. Çdo paqe që legjitimon sekuestrimin e tokës nga Rusia me forcë do të dobësojë kartën dhe do t'u dërgojë një mesazh agresorëve të mundshëm sevata mund të pushtojnë vendet dhe të mos ndëshkohen.
Disa vende kanë shprehur shqetësime se qëndrimi me Ukrainën dhe mbajtja e Rusisë përgjegjëse po devijojnë fokusin dhe burimet nga vendet e tjera në nevojë. "Për këto vende, unë do t'u thoja, thjesht, shikoni veprimet tona", tha Sekretari Blinken:
“Përveç ndihmave ushqimore prej 13.5 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara kontribuan për të luftuar urinë gjatë vitit të kaluar, ne gjithashtu financojmë më shumë se 40 për qind të buxhetit të Programit Botëror të Ushqimit. Rusia kontribuon më pak se 1 për qind të këtij buxheti. Kjo nuk është një përjashtim. Bazuar në shifrat e fundit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara dhurojnë mbi nëntë herë më shumë se Rusia për paqeruajtësit e OKB-së.
Së fundi, "ne duhet të riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur atë që Karta e OKB-së e quan "dinjiteti dhe vlera e njeriut", tha Sekretari Blinken:
“Ne duhet të vazhdojmë të dokumentojmë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të Rusisë, dhe t’i ndajmë këto prova me hetuesit dhe prokurorët, në mënyrë që një ditë, autorët të mund të mbahen përgjegjës”.
Ka kaq shumë njerëz në Ukrainë që duan një botë ku mund të jetojnë në paqe. "Ne kemi fuqinë, ne kemi përgjegjësinë për ta krijuar atë botë sot dhe për brezat që do të vijnë," tha sekretari Blinken. "Ne nuk mund - nuk duhet të lejojmë që një vend ta shkatërrojë atë".