Accessibility links

Breaking News

Finlanda bashkohet me NATO-n


Më 4 prill 2023, në 74 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Finlanda u bë Aleati i 31-të i NATO-s.

Majin e kaluar, në vazhdën e pushtimit të plotë të paprovokuar dhe brutal të Rusisë në Ukrainë, Finlanda, së bashku me fqinjin e saj Suedinë, braktisën politikën e tyre prej dekadash të mos-angazhimit ushtarak dhe aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n.

Në Bruksel, Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndeti Finlandën pasi pranoi dokumentet që zyrtarizonin anëtarësimin e saj në NATO. Ai e quajti atë një ditë historike.

“Dua të them se kjo është ndoshta e vetmja gjë për të cilën mund të falënderojmë zotin Putin, sepse ai edhe një herë këtu shkaktoi diçka për të parandaluar agresioni nrus, duke bërë që shumë vende të besojnë se duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe për t'u siguruar që ata mund të pengojnë agresionin e mundshëm rus në vazhdim”, tha sekretari Blinken.

Presidenti Joe Biden gjithashtu e mirëpriti ngrohtësisht Finlandën si Aleatin e 31-të të NATO-s, duke vënë në dukje se pranimi i Finlandës ishte ndër më të shpejtët në historinë moderne. “Kur Putini filloi luftën e tij brutale të agresionit kundër popullit të Ukrainës, ai mendoi se mund të ndante Evropën dhe NATO-n”, tha Presidenti Biden në një deklaratë. “Ai gaboi. Sot jemi më të bashkuar se kurrë.”

Presidenti Biden vuri në dukje se Finlanda dhe Suedia "janë demokraci të forta me ushtri shumë të aftë, të cilat ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për botën". Ai i kërkoi Turqisë dhe Hungarisë që të përfundojnë procesin e tyre të ratifikimit për Suedinë pa vonesë.

NATO-ja ka ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë për më shumë se 70 vjet. Siç deklaroi Presidenti Biden, “Së bashku – të forcuar nga aleati ynë më i ri Finlanda – ne do të vazhdojmë të ruajmë sigurinë transatlantike, të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe të përballojmë çdo sfidë me të cilën përballemi”.

XS
SM
MD
LG