Accessibility links

Breaking News

Bashkëpunimi Transatlantik është i fuqishëm


Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua kohët e fundit në Bruksel me disa udhëheqës evropianë në takime që nënvizuan rëndësinë dhe forcën e aleancës transatlantike.

Pas një takimi me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Sekretari Blinken tha se diskutimi i tyre përfshiu sfidat globale ku Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja mund të sjellin ndryshim, që nga Etiopia në Republikën e Afrikës Qendrore, e deri në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës së tyre, megjithatë, u përqendrua rreth agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja vazhdojnë të punojnë në një hap, së bashku me një koalicion të gjerë partnerësh…për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten, popullin e saj, territorin e saj, të drejtën për të zgjedhur rrugën e saj”, tha sekretari Blinken.

Ai theksoi se partnerët evropianë kanë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë në ndihma ushtarake për Ukrainën deri më tani, përveç miliarda dollarëve në ndihmë ekonomike dhe humanitare. Për më tepër, BE-ja njoftoi kohët e fundit se do t'i sigurojë Ukrainës municione shtesë në vlerë prej 2 miliardë eurosh. SHBA njoftoi gjithashtu një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën që përfshin 500 milionë dollarë në municion dhe pajisje, dhe 2.1 miliardë dollarë në municione, sisteme mortajash, raketa dhe sisteme kundër raketave.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu "po vendosin sanksione gjithëpërfshirëse dhe kontrolle të eksportit që po degradojnë aftësinë e Rusisë për të bërë luftë", vuri në dukje sekretari Blinken.

Ai përshëndeti Bashkimin Evropian për uljen e varësisë së tij nga gazi rus nga gati 40 për qind në fillim të luftës në rreth 15 për qind deri në fund të 2022 - i ndihmuar nga rritja prej 140 për qind në eksportet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së në Evropë vitin e kaluar.

Një fushë tjetër e bashkëpunimit të paprecedentë është siguria energjetike, e cila kërkon një angazhim të përbashkët për të parandaluar një katastrofë klimatike. SHBA dhe BE, deklaroi Sekretari Blinken, janë të vendosura të përshpejtojnë tranzicionin global tek energjia e pastër, duke ndërtuar zinxhirë furnizimi elastik, të sigurt dhe të larmishëm për energjinë e rinovueshme.

Sekretari Blinken vuri në dukje se zhvillimi i të gjitha diskutimeve me Përfaqësuesin e Lartë Borrell ishte një fokus i përbashkët në rigjallërimin e demokracive dhe vlerave të tyre demokratike.

"Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është marrëdhënia më gjithëpërfshirëse, më dinamike në botë", tha sekretari Blinken, "dhe jam i kënaqur ... të vazhdoj puna jonë për të ofruar një të ardhme më të fortë dhe më të sigurt për njerëzit në të dy anët e Atlantikut.”

XS
SM
MD
LG