Accessibility links

Breaking News

Zgjerimi i Rrugëve Ligjore për Emigrantët


Administrata Biden-Harris është e vendosur të zgjerojë rrugët ligjore për migrimin në Shtetet e Bashkuara dhe të parandalojë njerëzit që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm drejt kufirit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Myorkas, së fundmi parashtruan një sërë masash në mbështetje të këtij qëllimi.

Një prej tyre është ngritja e Qendrave Rajonale të Përpunimit të kërkesave në vende të caktuara. Qendrat e para të tilla do të hapen në Kolumbi dhe Guatemalë. Sekretari Blinken vlerësoi të dy vendet si "partnerë të shkëlqyer:"

“Këto qendra do të drejtohen nga partnerë të organizatave ndërkombëtare dhe do të përmirësojnë qasjen e individëve të kualifikuar në përpunimin e përshpejtuar të zhvendosjes së refugjatëve, ribashkimin familjar dhe rrugët e punësimit në Shtetet e Bashkuara. Ato do të jenë gjithashtu një pikë referimi për rrugët e ligjshme, si dhe mbrojtjen humanitare të refugjatëve në vende të tjera, si Kanadaja dhe Spanja.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Myorkas vuri në dukje se një mënyrë tjetër për të zgjeruar rrugët ligjore është të thjeshtohen proceset e ribashkimit familjar për kubanët dhe haitianët, në mënyrë që individët nga këto vende me peticionet e miratuara të bazuara në lidhjet familjare të mund të ribashkohen më shpejt me familjet e tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Së treti, unë kam drejtuar ekipin tim të zhvillojë procese të ribashkimit familjar që do ta shtrijë këtë model të mirënjohur tek individë të caktuar nga El Salvadori, Guatemala, Hondurasi dhe Kolumbia”.

Së katërti, përmes aplikacionit të suksesshëm celular 'Customs and Border Protection One', njerëzit do të mund të caktojnë më shumë takime në pikat e hyrjes. "Proceset e kthimit në Kubë, Haiti, Nikaragua dhe Venezuelë, si dhe kthimet përkatëse në Meksikë për ata pa baza ligjore për të qëndruar, do të vazhdojnë," tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare Myorkas. “Në të njëjtën kohë, ne po imponojmë pasoja për individët që nuk përdorin rrugët tona të ligjshme”.

Këto pasoja përfshijnë një ndalim pesë-vjeçar të pranimit në SHBA dhe mundësinë e ndjekjes penale për çdo përpjekje të mëvonshme për të kaluar kufirin ilegalisht.

"Më lejoni të jem i qartë," tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare Myorkas, "Kufiri ynë nuk është i hapur".

Qasja e administratës Biden-Harris është “përqendruar në realizimin e migrimeve më të sigurta, të rregullta dhe njerëzore dhe në avancimin e interesave të popullit amerikan”, deklaroi Sekretari i Shtetit Blinken.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e punës me partnerët tanë rajonalë. Ekziston një "mision... në zemër të sfidës së migracionit," tha sekretari Blinken. “Si mund të punojmë të gjithë së bashku, për të siguruar themelin për të ardhme më të mira, më të sigurta dhe më shpresëdhënëse për të gjithë qytetarët tanë?”

XS
SM
MD
LG