Accessibility links

Breaking News

Shtetet e Bashkuara, të hapura për biznes


Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i mirë në botë për të investuar për shumë arsye, deklaroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken teksa iu drejtua Samitit të Investimeve SelectUSA 2023:

“Kultura jonë e inovacionit dhe sipërmarrjes, nxit produkte dhe zgjidhje të reja; sistemi i universiteteve dhe kolegjeve të klasit botëror që ushqyen idetë dhe nxit talentin; sundimi ynë i ligjit, që mbron pronësinë intelektuale, të drejtat e punonjësve, që nxisin zhvillimin.”

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për ta bërë veten një vend edhe më tërheqës për të investuar dhe për të bërë biznes, tha Sekretari Blinken. Këtu përfshihen investime historike në ligje konkurruese si Akti dypartiak për CHIPS dhe ai për Shkencë, dhe përmirësimi i infrastrukturës, duke përfshirë rrugë të reja, tranzitin hekurudhor, rrugë ujore, aeroporte dhe qasje të zgjeruar të internetit të shpejtë.

Shtetet e Bashkuara po modernizojnë gjithashtu partneritetet e tyre ekonomike në mbarë botën, tha sekretari Blinken. Iniciativat e reja si Korniza Ekonomike Indo-Paqësore dhe Partneriteti Amerikan për Prosperitet Ekonomik " mbrojnë sigurinë tonë kombëtare dhe ekonomike, dhe atë të partnerëve tanë - duke krijuar lidhje më të ngushta midis vendeve tona, më shumë mundësi për bizneset tona për të investuar dhe për të lulëzuar".

Kjo qasje po jep rezultate, tha Sekretari Blinken:

"Që nga viti 2021, sektori privat ka investuar më shumë se 435 miliardë dollarë në biznese në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Një e treta e investimeve të shpallura që nga gushti kanë përfshirë një investitor të huaj. . . Deri më tani, këtë vit fiskal, ne kemi lëshuar tashmë gati dyfishin e numrit të vizave të biznesit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe gjithashtu kemi tejkaluar numrin e vizave të biznesit që janë lëshuar para pandemisë COVID-19 – në mënyrë që sipërmarrësit dhe investitorët mund të marrin pjesë në konferenca profesionale, të negociojnë kontratat, punën me bashkëpunëtorët e tyre për të drejtuar biznese të suksesshme.

Që nga viti 2011, kjo konferencë ka ndihmuar në sjelljen e më shumë se 80 miliardë dollarëve në investime private. "Këto partneritete na kanë ndihmuar gjithashtu të avancojmë prioritetet kritike të politikës së jashtme," tha sekretari Blinken.

Në Samitin SelectUSA të vitit të kaluar, prodhuesi i gjysmëpërçuesve me bazë në Tajvan, GlobalWafers njoftoi planet për një strukturë të re moderne në Sherman, të shtetit Teksas. Kjo strukturë do të plotësojë një boshllëk kritik në zinxhirin e avancuar të furnizimit të gjysmëpërçuesve – thelbësor për ruajtjen e konkurrencës në një teknologji që është themelore për ekonominë e shekullit të 21-të.

"Shtetet e Bashkuara janë shumë të hapura për biznes," u tha Sekretari Blinken investitorëve të mundshëm anembanë botës, "dhe ne shpresojmë që ju të zgjidhni të investoni kohën dhe talentin tuaj me ne."

XS
SM
MD
LG