Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbajtur përgjegjës autorët e dhunës seksuale dhe për të mbështetur vendet për të dhënë "drejtësinë e vonuar që viktimat dhe të mbijetuarit meritojnë", tha Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
“Dhuna seksuale e lidhur me konfliktet është e përhapur në mbarë botën. Ushtarët rusë në Ukrainë, anëtarët e bandave në Haiti, grupet e armatosura në Sudan, Sudanin e Jugut dhe Republikën Demokratike të Kongos po përdorin dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën seksuale, për të terrorizuar dhe kontrolluar popullsinë pa u ndëshkuar.
Disa nga krimet më të rënda kundër njerëzimit, veçanërisht dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, u kryen nga grupi terrorist ISIS kundër komunitetit jezid të Irakut. Më 3 gusht 2014, militantët e ISIS-it pushtuan tokat jezide dhe filluan një mbretërim terrori. Ata vranë burra dhe djem dhe i morën gratë dhe vajzat si skllave seksi. Gratë jezide u përdhunuan, u torturuan dhe u vranë, u blenë dhe shitën si bagëti.
Më 20 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit caktoi dy drejtues të ISIS-it si Terroristë Globalë të Caktuar Posaçërisht, sipas Urdhrit Ekzekutiv 13224. Ata janë Arkan Ahmad 'Abbas al-Matuti, i njohur gjithashtu si Abu Sarhan, një komandant i lartë ushtarak në terren në qytetin Wilayat al-Jazirah, dhe Nawaf Ahmad Alwan al-Rashidi, ose Abu Faris, një menaxher financiar dhe kontrabandist i ISIS-it.
Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, caktuan, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13664, dy zyrtarë të rangut të lartë të Sudanit të Jugut për përfshirjen e tyre në rrëmbimet e grave sudaneze dhe në dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.
James Nando është një gjeneral-major në Forcat e Mbrojtjes Popullore të Sudanit Jugor. Në vitin 2021, forcat besnike të Nandos ishin përgjegjëse për të paktën 64 raste të përdhunimit dhe skllavërisë seksuale kundër civilëve në Ekuatorinë Perëndimore. Në vitin 2018, Nando ishte përgjegjës për rrëmbimin e qindra grave dhe vajzave.
Gjithashtu në vitin 2018, forcat nën komandën e Alfred Futuyo-as, aktualisht Guvernatori i Ekuatorisë Perëndimore, kryen sulme të shumta atje që rezultuan në rrëmbimin e 887 civilëve, nga të cilët të paktën 43 u përdhunuan.
“Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë dhunën seksuale si një kosto të pashmangshme të konfliktit të armatosur”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë me shkrim. “Ne mbetemi të përkushtuar të mbështesim metodat e përqendruara në qendrat për të mbijetuarit dhe traumat për t'i ndihmuar të mbijetuarit të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për t'i ndihmuar ata të rikuperojnë dhe të sigurojnë drejtësinë që meritojnë.