Accessibility links

Breaking News

Aktivitetet e rrezikshme të Rusisë mbi Siri


United States Russia Syria
United States Russia Syria

Në javën e parë të korrikut, avionët luftarakë rusë në mënyrë të përsëritur kërcënuan dronët amerikanë që kryenin misione kundër ISIS-it në Siri. Sekretari i shtypit të Pentagonit, Gjenerali i Brigadës Pat Ryder u bëri thirrje forcave ruse “të ndalojnë këtë lloj sjelljeje të pamatur dhe të sillen si profesionistë”.

Në kundërshtim me normat dhe protokollet e vendosura, më 5 korrik avionët rusë lëshuan zjarre të shumta me parashutë mbi dronët amerikanë që kërkonin objektivat e ISIS-it në Siri dhe fluturuan në mënyrë të rrezikshme pranë dronëve, duke i detyruar ata të ndërmarrin manovra evazive. Përveç kësaj, një pilot rus e pozicionoi avionin e tij përballë një droni amerikan dhe angazhoi djegësin e motorëve të avionit, që rrit shumë shpejtësinë dhe presionin e ajrit dhe zvogëlon aftësinë e operatorit për të drejtuar në mënyrë të sigurt avionin.

Një incident i dytë i rrezikshëm ndodhi më pak se 24 orë më vonë, më 6 korrik, kur avionët ushtarakë rus përsëri hodhën flakë përpara disa dronëve amerikanë që kryenin misionin e tyre kundër objektivave të ISIS në Siri. Edhe një herë avionët luftarakë rusë fluturuan në mënyrë të rrezikshme pranë dronëve amerikanë dhe hodhën flakë para tyre.

Gjenerali i Brigadës Ryder hodhi poshtë pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat ruse po kryenin stërvitje të përbashkëta me forcat siriane dhe se Shtetet e Bashkuara kishin shkelur hapësirën ajrore dhe protokollet .

"Ne kemi qenë në Siri për shumë vite tani duke luftuar ISIS-in si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar", tha ai. “Ne kemi rregulla në fuqi… procese dhe procedura të përcaktuara mirë dhe kemi pakësuar me sukses konfliktit me rusët gjatë shumë viteve kur bëhet fjalë për operacione të sigurta në atë rajon. Pra, të sugjerojnë se disi… ky është faji ynë është qesharake.”

Gjeneral lejtnanti Alex Grynkewich, Komandanti i Forcës së 9-të Ajrore dhe Komandanti i Komponentit Ajror të Forcave të Kombinuara për Komandën Qendrore, tha në një deklaratë, “Këto ngjarje përfaqësojnë një shembull tjetër të veprimeve joprofesionale dhe të pasigurta nga forcat ajrore ruse që veprojnë në Siri, të cilat kërcënojnë sigurinë e forcave të koalicionit. Ne u bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të pamatur dhe t'u përmbahen standardeve të sjelljes që priten nga një forcë ajrore profesionale, në mënyrë që të mund të rifillojmë fokusin tonë në humbjen e qëndrueshme të aftësive ISIS-it.

XS
SM
MD
LG