Accessibility links

Breaking News

Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë


Që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, Rusia kreu një fushatë të shkeljeve të rënda dhe sistematike kundër popullatës civile të Ukrainës. Një ortek provash mbështet mijëra raporte të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, duke filluar nga sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës, duke përfshirë shkollat dhe spitalet, e deri tek dhuna e tmerrshme kundër civilëve dhe vrasja e drejtpërdrejtë e civilëve ukrainas.

Kur bëhet fjalë për drejtësinë dhe përgjegjësinë për këto krime, ka pesë rrugë drejt drejtësisë, tha Ambasadorja e Përgjithshëm e Shteteve të Bashkuara për Drejtësinë
Penale Beth Van Schaack në një seancë speciale informimi. Së pari, është Gjykata Ndërkombëtare Penale.
“Ne kemi parë prokurorin të bëjë lëvizjen e tij të parë, duke arritur me sukses dy urdhër-arreste për figura shumë të larta brenda Rusisë, të lidhura në deportimin e fëmijëve nga Ukraina dhe zonat e kontrolluara ose të pushtuara përkohësisht në
Rusi, shpesh në vende shumë të largëta, dhe duke i dhënë këta fëmijë për birësim ose ndonjë tjetër situatë pavarësisht se ata kanë dashur të kthehen pranë familjeve të tyre”.

“E dyta… janë rastet brenda sistemit ukrainas të gjykatave”, tha ambasadorja Van Schaack.


“Grupi Këshillues për krimet dhe mizoritë, i cili është një nismë e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, është plotësisht operacional në terren. Ne kemi vendosur një numër ekspertësh për të punuar krah për krah me homologët ukrainas për të ndihmuar në analizimin e
e dhjetëra mijëra krimeve dhe mizorive të regjistruara”.

Së treti, vendet evropiane po hapin hetime për ato raste kur autorë individualë
mund të përfundojnë brenda kufijve të juridiksionit të tyre.

Së katërti, një qendër ndërkombëtare që do të mbështesë vendet që po ndërtojnë rastet penale kundër drejtuesve të lartë rusë për përfshirje në krim dhe agresion
si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga vendi, u hap në Hagë më 3 korrik.

Dhe së fundi, “Prokurori i Përgjithshëm amerikan ka ngritur një Ekip për Përgjegjësitë e Krimeve të Luftës – të quajtur War CAT”, tha ambasadorja Van
Shaack.

“Ne kemi një ekip të përkushtuar të llogaridhënies për krimet e luftës që është
duke parë rastet që mund të kenë një lloj lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe që të mund të ndiqen këtu, në gjykatat amerikane, sipas autoriteteve të reja ligjore të dhëna nga Kongresi ”.
“Nëse Rusia nuk do të kishte zgjedhur të pushtonte fqinjin e saj sovran, nuk do ta shihnim luftën e tmerrshme dhe krimet që ndodhin në terren”, tha ambasadorja
Van Shaak. “Është mjaft e rëndësishme për Ukrainën të shohë që këto krime të ndiqet penalisht”.

XS
SM
MD
LG