Sipas Freedom House, një organizatë jofitimprurëse që mbron çështjet e demokracisë, lirisë politike dhe të drejtave të njeriut, Kina më shumë se çdo vend tjetër, bën presione dhe përpiqet të kontrollojë popullsinë kineze jashtë vendit dhe anëtarëve të komuniteteve minoritare në mërgim. "Zgjerimi i represionit të Kinës në vende të tjera është rezultat i një përkufizimi të gjerë dhe gjithnjë në zgjerim i asaj se kush duhet t'i nënshtrohet kontrollit jashtë-territorial nga Partia Komuniste Kineze".
Më 3 korrik, policia e Hong Kongut lëshoi njoftime në kërkim të tetë ish-aktivistëve pro-demokracisë që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani dhe Kanada, duke i akuzuar ata për vepra të ndryshme të rënda sipas ligjit drakonian të Hong Kongut, të imponuar nga Pekini për Sigurinë Kombëtare. Ata përfshijnë ish-ligjvënësit pro-demokracisë Nathan Law, Ted Hui dhe Dennis Kwok; avokatin Kevin Yam; dhe aktivistët Finn Lau, Anna Kwok, Elmer Yuen dhe Christopher Mung.
Kina akuzon secilin nga tetë aktivistët për shkelje të shumta të sigurisë, duke përfshirë përmbysjen, marrëveshjet e fshehta me qeveritë e huaja, aktivitete terroriste, nxitjen për shkëputje dhe për gjoja nxitjen e vendeve perëndimore për të vendosur sanksione kundër zyrtarëve të Hong Kongut. Njoftimet përfshijnë ofertën e një shpërblimi prej një milion dollarësh nga Hong Kongu, ekuivalent me afro 128,000 dollarë amerikanë, për informacion që çon në arrestimin e secilit prej tetë personave në kërkim.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë lëshimin e një shpërblimi ndërkombëtar nga Forcat Policore të Hong Kongut për informacionin që çon në arrestimin e tetë aktivistëve pro-demokracisë që nuk jetojnë më në Hong Kong”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë me shkrim. "Zbatimi jashtëterritorial i Ligjit të Sigurisë Kombëtare të imponuar nga Pekini është një precedent i rrezikshëm që kërcënon të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njerëzve në të gjithë botën", tha ai.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Hong Kongut që të tërheqë menjëherë këtë shpërblim, të respektojë sovranitetin e vendeve të tjera dhe të ndalojë zbatimin ndërkombëtar të Ligjit të Sigurisë Kombëtare të vendosur nga Pekini”, tha zëdhënësi Matthews.
“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë përpjekjet e shtypjes të RPK, që minojnë të drejtat e njeriut. Ne mbështesim të drejtat e individëve për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor”.