“Kthehem në presidencë i sigurt dhe optimist se jemi në fillim të një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar”, tha Presidenti Donald Trump në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Liritë tona dhe fati i vendit tonë të lavdishëm nuk do të mohohen më. Dhe ne do të rikthejmë menjëherë integritetin, kompetencën dhe besnikërinë e qeverisë së Amerikës.”
“Rrugëtimi për të rimarrë republikën tonë nuk ka qenë i lehtë”, tha Presidenti Trump.
“Disa muaj më parë, në një fushë të bukur të Pensilvanisë, plumbi i një vrasësi shpoi veshin tim. Por unë atëherë ndjeva dhe besoj akoma më shumë tani se jeta ime u shpëtua për një arsye. Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën sërish madhështore.”
"Kjo është arsyeja pse çdo ditë ... ne do të ecim me qëllim të qartë dhe shpejtësi për të sjellë shpresë, begati, siguri dhe paqe për qytetarët e çdo race, feje, ngjyre dhe besimi."
Presidenti Trump njoftoi se do të fillonte mandatin e tij me nënshkrimin e një sërë urdhrash ekzekutivë për të “filluar rimëkëmbjen e plotë të Amerikës dhe revolucionin e arsyes”.
Së pari, Presidenti Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Kjo fillon procesin e kthimit të miliona emgrantëve me histori kriminale në vendet nga kanë ardhur.
Presidenti Trump i shpalli kartelet e drogës organizata të huaja terroriste.
Në përpjekje për të ulur inflacionin, Presidenti Trump shpalli një emergjencë kombëtare të energjisë për të përshpejtuar procedurate e shpimeve për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror në Amerikë.
"Amerika do të jetë sërish një vend prodhues dhe ne kemi diçka që asnjë vend tjetër prodhues nuk do ta ketë ndonjëherë, sasinë më të madhe të naftës dhe gazit së çdo vend tjetër në tokë - dhe ne do ta shfrytëzojmë atë.”
“Ashtu si në vitin 2017, ne do të ndërtojmë sërish ushtrinë më të fortë që bota ka parë ndonjëherë”, u zotua Presidenti Trump.
"Ne do ta masim suksesin tonë jo vetëm me betejat që fitojmë, por edhe me luftërat që do t’i përfundojmë dhe ndoshta më e rëndësishmja luftërat që nuk t’i fillojmë kurrë."
“Amerika do të rimarrë pozitën që i takon si vendi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë, duke nxitur frikën dhe admirimin e të gjithë botës”, tha Presidenti Trump.
“Ne do të qëndrojmë me guxim, do të jetojmë me krenari, do të ëndërrojmë me guxim dhe asgjë nuk do të na pengojë sepse jemi amerikanë. E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar.”