Accessibility links

Breaking News

Miratimi i një rezolute në OKB nuk do të sjellë ndryshime për palestinezët


(FILE) U.S. Deputy Ambassador Robert Wood votes against resolution during a Security Council meeting at United Nations headquarters, Thursday, April 18, 2024.
(FILE) U.S. Deputy Ambassador Robert Wood votes against resolution during a Security Council meeting at United Nations headquarters, Thursday, April 18, 2024.

Paqja e qëndrueshme në rajon mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete dhe garantimin e sigurisë së Izraelit, ku izraelitët dhe palestinezët do mund të jetonin krah njëri tjetrit me të drejta të barabarta dhe dinjitet", tha ambasadori Robert Wood.

Më 10 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 193 anëtarë votoi një rezolutë për t'i dhënë të drejta dhe privilegje të reja një shteti anëtar të Palestinës, një shtet në rolin e vëzhguesit. Asambleja gjithashtu votoi për të rekomanduar që Këshilli i Sigurimit të shqyrtojë edhe një herë kërkesën e Palestinës për anëtarësim me të drejta të plota në OKB. Me miratimin e rezolutës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përcaktoi se Palestina është e kualifikuar për anëtarësim.

Rezoluta u miratua me 143 vota, shumë më tepër se 118 votat e nevojshme për këtë. Shtetet e Bashkuara ishin një nga 9 vendet anëtare që votuan kundër, sepse miratimi i rezolutës nuk do të sjellë një ndryshim real në terren për palestinezët.

"Paqja e qëndrueshme në rajon mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete dhe garantimin e sigurisë së Izraelit, ku izraelitët dhe palestinezët do mund të jetonin krah njëri tjetrit me të drejta të barabarta dhe dinjitet", tha Robert Wood, Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB për Çështjet Politike. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë pikëpamjen se masat e njëanshme në OKB dhe në terren nuk do të sillnin përparim në këtë proces.”

“Vota jonë nuk pasqyron një kundërshtim ndaj shtetësisë palestineze. Ne kemi qenë shumë të qartë se e mbështesim dhe kërkojmë ta avancojmë në mënyrë plotë këtë. Vota jonë është një shprehje e pikëpamjes sonë se shtetësia do të vijë vetëm nga një proces që përfshin negociata të drejtpërdrejta mes palëve”, tha ai.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër që garanton sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit si një shtet hebre demokratik”, tha ambasadori Wood. “Nuk ka asnjë rrugë tjetër që garanton se palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe me dinjitet në shtetin e tyre. Dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër që të çon në integrimin rajonal të Izraelit me të gjithë fqinjët e tij arabë.”

"Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të intensifikojnë angazhimin e tyre me palestinezët dhe pjesën tjetër të rajonit në përpjekjet për një zgjidhje politike, që do të hapte rrugën drejt shtetësisë palestineze dhe anëtarësimit në OKB", tha ai.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kundërshtojnë masat që minojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete", tha ambasadori Wood.

“Ne besojmë se një zgjidhje me dy shtete është mënyra më e mirë për të arritur një paqe të qëndrueshme në rajon, së bashku me sigurinë për izraelitët dhe palestinezët. Mbetet pikëpamja e Shteteve të Bashkuara se rruga më e shpejtë drejt shtetësisë dhe anëtarësimit në OKB për popullin palestinez është përmes negociatave të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë.”

XS
SM
MD
LG