Accessibility links

Breaking News

Vizioni i Amerikës për një sistem të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në botë


Secretary of State Antony Blinken speaks at Johns Hopkins School of Advanced International Studies.
Secretary of State Antony Blinken speaks at Johns Hopkins School of Advanced International Studies.

Shtetet e Bashkuara kanë një vizion për një botë me një të ardhme të hapur, të lirë, të begatë dhe të sigurt, thotë sekretari Blinken.

“Dekadat e një qëndrueshmërie gjeopolitike relative i kanë hapur rrugën intensifikimit të një konkurrence me fuqitë autoritare”, tha
Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një fjalim në Fakultatein e Studimeve të Avancuara Ndëkombëtare të Universietit Johns Hopkins. Ai vuri në dukje se shembuj kryesorë janë agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për të ndryshuar rregullin ndërkombëtar përmes fuqisë së saj në rritje ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike.

Këta janë ndër faktorët, që kanë prishur sistemin botëror të marrëdhënieve botërore, të njohur deri më tani, tha Sekretari Blinken.

“Shtetet e Bashkuara janë duke udhëhequr në një periudhë jetike nga një pozicion i fortë, i bazuar në parime të forta me përulje dhe vetëbesim sepse ne ndeshemi me sfida, që asnjë vend nuk mund t’i trajtojë i vetëm. E dimë se ne duhet të fitojmë besimin e një numri vendesh dhe qytetarësh, të cilët janë anashkaluar nga sistemi i vjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Shtetet e Bashkuara kanë një vizion për një botë me një të ardhme të hapur, të lirë, të begatë dhe të sigurt, tha sekretari Blinken.

“Ky vizion nuk është vetëm i Amerikës, por edhe aspiratë e kahershme e njerëzve të secilit vend në secilin kontinent. Ky është një vizion për një botë, ku individët janë të lirë për të vendosur mbi të ardhmen e tyre, të komuniteteve dhe të vendeve të tyre; një botë, në të cilën çdo vend zgjedh rrugën dhe partnerët e tij; një botë, ku ka lëvizje të lirë të njerëzve dhe ideve dhe ku teknologjia përdoret për të fuqizuar njerëzit, jo për t’i dobësuar, përgjuar dhe shtypur ata.”

Shtetet e Bashkuara po punojnë për krijimin e një ekonomie globale të bazuar në konkurrencë, të hapur, dhe transparente, nga rritja e së cilës përfitojnë shumë njerëz, shpjegoi sekretari Blinken.

“Një botë, e cila krijon mundësitë për një konkurrencë të drejtë në punësim, standardet mjedisore në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, teknologji, siguri dhe mundësi, ku respektohet ligji ndërkombëtar i bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtat univerzale të njeriut, do të avanconte më së miri vizionin e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara.”

Shtetet e Bashkuara ende besojnë se investimi në vendet dhe popujt e tjerë do t’i shërbente jo vetëm interesave të njerëzimit, por edhe atyre të vetë Amerikës.

XS
SM
MD
LG