Accessibility links

Breaking News

Azerbajxhani vazhdon të shkelë të drejtën themelore të lirisë së shprehjes


(FILE) "AbzasMedia" office being searched by authorities in Azerbaijan.
(FILE) "AbzasMedia" office being searched by authorities in Azerbaijan.

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara nga arrestimet e anëtarëve të shoqërisë civile në Azerbajxhan”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara nga arrestimet e anëtarëve të shoqërisë civile në Azerbajxhan”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai i bëri komentet në një konferencë për shtypin, në të cilën u pyet në lidhje me arrestimin e analistit dhe gazetarit të njohur azerbajxhanas Farid Mehralizade.

Gazetari i çështjeve të ekonomisë, Farid Mehralizade u arrestua nga policia më 31 maj në lidhje me një hetim të qeverisë ndaj medias së pavarur “AbzasMedia”, që merret kryesisht me çështje që lidhen me korrupsionin. Që nga nëntori, dhjetëra gazetarë nga “AbzasMedia” janë arrestuar nga autoritetet. Gazetarë të tjerë, duke përfshirë disa nga kanali televiziv “Toplum”, u arrestuan në fillim të këtij viti në një fushatë të ripërtërirë shtypjeje në Azerbajxhan, gjatë të cilës u vunë në shënjestër zërat e pavarur, veçanërisht ata që ekspozonin korrupsionin qeveritar.

Për ironi, organizata “AbzasMedia”, e cila tani operon nga jashtë Azerbajxhanit dhe Farid Mehralizade thonë se ai nuk ishte i punësuar nga “AbzasMedia”, por ishte një nga qindra ekspertët e kontaktuar nga kjo organizatë e pavarur e medias.

Në raportin më të fundit mbi drejtat e njeriut të Departamentit të Shtetit, mes "shkeljeve më të mëdha të të drejtave të njeriut" në Azerbajxhan, ai përmendi "kufizimet serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke përfshirë dhunën ndaj gazetarëve, arrestimet e pajustifikuara ose ndjekjen penale të gazetarëve dhe përdorimi i ligjit kundër shpifjes për të kufizuar fjalën e lirë.”

“Ata që ushtrojnë liritë e tyre themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes, nuk duhet të përballen me arrestim vetëm sepse e bëjnë këtë gjë. Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje qeverisë së Azerbajxhanit, që të lirojë menjëherë të gjithë individët që janë ndaluar padrejtësisht dhe të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithëve", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

XS
SM
MD
LG