Accessibility links

Breaking News

Sekretari i Shtetit Blinken, mbrojtja e demokracisë një angazhim i rëndësishëm


(FILE) U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during the Third Summit for Democracy in Seoul.
(FILE) U.S. Secretary of State Antony Blinken speaks during the Third Summit for Democracy in Seoul.

“Ka patur një rritje të shkeljes së lirive themelore dhe një goditje të sistemit të zgjedhjeve të lira. Korrupsioni ka goditur shpresat për përparim. Të udhëhequr nga slogani i Samitit, gjatë tre viteve të fundit, ne jemi ngritur së bashku për të përballuar këtë sfidë", tha Sekretari Blinken.

“Ne jemi nga vende të mëdha dhe të vogla, nga Lindja dhe Perëndimi, nga ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Por ne jemi të gjithë të bashkuar nga një bindje e fortë se demokracia është mjeti i vetëm më i fuqishëm për të çliruar potencialin njerëzor dhe për të dhënë rezultate për njerëzit tanë”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Samitin e fundit për Demokracinë në Seul.

“Kishte një valë të fuqishme hapjeje politike në mbarë botën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por kjo është pasuar nga gati dy dekada të prapambetjes demokratike në shumë vende”, tha Sekretari Blinken.

“Ka patur një rritje të shkeljes së lirive themelore dhe një goditje të sistemit të zgjedhjeve të lira. Korrupsioni ka goditur shpresat për përparim. Të udhëhequr nga slogani i Samitit, gjatë tre viteve të fundit, ne jemi ngritur së bashku për të përballuar këtë sfidë. Më shumë se 100 qeveri nga çdo pjesë e botës janë zotuar të ndërmarrin veprime konkrete për të forcuar dhe rimëkëmbur demokracinë, si në vendet e tyre, por edhe duke punuar së bashku për të trajtuar kërcënimet e përbashkëta në mbarë botën.”

Shtetet e Bashkuara po mbrojnë mediat dhe gazetarët e pavarur, theksoi Sekretari Blinken.

“Shtetet e Bashkuara kanë ofruar grante në rreth 20 vende për të forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të organeve të medias përmes Fondit Ndërkombëtar për Mediat në Mbështetje të Interesit Publik. Dhe ne po përmirësojmë sigurinë e gazetarëve, përfshirë ata që veprojnë në mërgim me synim mbrojtjen e gazetarisë.”

Shtetet e Bashkuara kanë filluar zbatimin e një Plani të ri Veprimi Kombëtar për sjelljen e përgjegjshme të bizneseve. Ky plan përfshinë më shumë se 40 veprime konkrete në të gjithë qeverinë amerikane për t’u siguruar që kompanitë me të cilat ne punojmë mbrojnë të drejtat e njeriut.

"Nëse duam që brezat e ri të mbështesin shoqëritë demokratike, rigjallërimi i demokracisë kërkon gjithashtu që ne të formojmë një të ardhme teknologjike që nxit përparimin e njerëzve", vuri në dukje Sekretari Blinken.

"Ndërsa regjimet autoritare dhe shtypëse përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ne duhet të sigurohemi që teknologjia të përdoret për të mbështetur vlerat dhe normat demokratike."

"Demokracia nuk ndërtohet me veprime të rastësishme", deklaroi Sekretari Blinken. “Duhet ta rimëkëmbim atë vazhdimisht. Ne e bëjmë këtë të sigurt duke ditur se demokracia është një aspiratë e përbashkët për njerëzit në mbarë botën dhe që kërkesa për demokraci përfaqësuese të mbetet e fortë.”

XS
SM
MD
LG