Në një tjetër përpjekje cinike për të legjitimuar tentativën e aneksimit të territoreve ukrainase, qeveria ruse mbajti përsëri zgjedhje të rreme në territoret ukrainase që kontrollohen nga Rusia.
Ndonëse shumica e rusëve hodhën votën në qendrat e votimeve midis 15 dhe 17 marsit, në territoret e pushtuara të Ukrainës votimi filloi që më 27 shkurt.
Ata banorë të qyteteve Zaporizhzhia, Kherson, Luhansk, Donetsk dhe Krime që nuk u tunduan të merrnin pjesë në votime nga ushqimi falas, shfaqjet muzikore dhe atmosfera e karnavaleve të organizuara nga komisionet zgjedhore lokale, u vizituan nga një zyrtar lokal që kishte një listë votuesish, një tjetër që mbante kutinë e votimi dhe një ushtar i armatosur.
“Le ta quajmë këtë ashtu siç është”, tha Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.
“Është një veprim flagrant propagandistik, i ndërmarrë me shpresën për të forcuar disi pretendimet e rreme të Rusisë për pjesët e Ukrainës që ajo pushtoi në mënyrë të paligjshme”.
“Mbajtja e zgjedhjet ruse në territorin sovran të Ukrainës është provë e lidhjes midis agresionit të jashtëm të Kremlinit dhe shtypjes së brendshme”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.
“Është fyerje ndaj parimeve të Kartës së OKB-së që mbështesin sigurinë dhe qëndrueshmërinë globale”.
“Dy vjet nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës dhe 10 vjet nga pushtimi fillestar i Krimesë, ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Ukrainës”, tha ajo.
“Mbajtja e zgjedhjeve në një territor të një vendi tjetër sovran, një shteti anëtar të OKB-së, pa pëlqimin e tij është shpërfillje e qartë e parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial”.
“Çdo vend që pretendon të mbrojë këto parime nuk duhet të heshtë tani”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.
“Shtetet e Bashkuara nuk do t’i njohin kurrë pretendimet e Federatës Ruse për ndonjë nga territoret sovrane të Ukrainës. Dënojmë pa mëdyshje vazhdimin e pushtimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet me ne për t’i mbajtur përgjegjës organizatorët e zgjedhjeve të rreme në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia”.
“Është kritike”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield, “që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar në mbështetje të Kartës së OKB-së, dhe kundër ambicieve territoriale dhe përpjekjeve të Rusisë për të rishikuar kufijtë me forcë. Që ne të vazhdojmë të bëjmë thirrje për mbajtjen përgjegjës për mizoritë dhe abuzimet e kryera nga zyrtarët rusë në Ukrainë, që ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për viktimat, jo vetëm si një thelb moral, por strategjik, duke çuar më tej frenimin dhe respektin për zbatimin e ligjit në të ardhmen. Që ne të vazhdojmë t’i dënojmë këto zgjedhje të rreme në territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës, që duhet ta quajmë ashtu siç është, një model përpjekjesh të dështuara për të justifikuar atë që është e pajustifikueshme”.
“Mbajtja e zgjedhjeve ruse në territorin sovran të Ukrainës është provë e lidhjes midis agresionit të jashtëm të Kremlinit dhe represionit të brendshëm”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.