Accessibility links

Breaking News

SHBA ndihmon qeveritë demokratike të japin rezultate për popujt e tyre


Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Qeverisjet demokratike po ndihmojnë qytetarët e tyre në shumë vende, deklaroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Kombet e Bashkuara.

"Unë mendoj se kemi një mundësi të madhe për të mbështetur këto përpjekje. Qeveritë kanë një rol kyç në këtë drejtim”, tha Sekretari Blinken:

"Në Samitin për Demokraci, dhjetorin e kaluar, Presidenti Biden njoftoi Nismën Presidenciale për Rimëkëmbjen Demokratike. Ne kemi premtuar rreth 425 milionë dollarë për të përmbushur angazhimet që janë marrë. Rreth 55 milionë dollarë nga ky financim në vitin e parë po i jepen Partneriteteve për Zhvillim Demokratik të USAID-it", tha ai.

Por qeveria është vetëm një faktor, vuri në dukje Sekretari Blinken:
"Ne kemi nevojë që të tjerët të luajnë rolin e tyre, përfshirë sektorin privat, i cili ka një interes të vazhdueshëm në forcimin e demokracive. Transparenca, antikorrupsioni, sundimi të ligjit, të gjitha këto krijojnë kushte më të barabarta për konkurrencën e bizneseve. Dhe vendet që respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punës kanë më shumë gjsas të jenë partnerë më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm", tha ai.

Sektori privat mund të luajë gjithashtu rol përmes partneriteteve publiko-private.
"Një nga mënyrat përmes së cilave ne mund ta bëjmë këtë me qeveritë, është përmes Korporatës Financiare të Zhvillimit," shpjegoi Sekretari Blinken, "e cila krijon partneritet me sektorin privat për të ulur rrezikun tek investimet e vendeve në zhvillim”.

"Korrupsioni mbetet një sfidë që shumica e demokracive duhet të punojnë për ta tejkaluar”, tha sekretari Blinken:

"Korrupsioni, vlerësohet t’i kushtojë vendeve deri në 5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në shkallë globale. Dhe ne të gjithë e dimë këtë, por korrupsioni dekurajon investimet. Ai mbyt konkurrencën, thellon pabarazitë dhe ndoshta pasoja më e dëmshme e tij tek demokracitë, është gërryerja e besimit të publikut tek qeveria, tek institucionet. Ai gjithashtu krijon terren për ndërhyrjen e huaj, dezinformimin, shtypjen transnacionale dhe veprime të tjera që qeveritë autoritare ndërmarrin për të dobësuar demokracinë. "

"Unë mendoj se më shumë se kurrë më parë, fatet e demokracive tona janë të ndërthurura. Sa më të gjallë dhe të ripërtëritshme të jenë demokracitë tona, aq më shumë do të mund të ndihmojmë qytetarët tanë, tha Sekretari Blinken.

XS
SM
MD
LG