Accessibility links

Breaking News

Irani dhe grupet e mbështetura nga Teherani nuk duhet të përshkallëzojnë dhunën


(FILE) Members of the Islamic Revolution Guards Corps (IRGC) navy participate in an exercise in Abu Musa Island.
(FILE) Members of the Islamic Revolution Guards Corps (IRGC) navy participate in an exercise in Abu Musa Island.

“Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar vazhdimisht Iranin që të mos përfitojë nga situata për të përshkallëzuar luftën e tij të gjatë kundër Izraelit dhe të tjerëve. Irani e ka injoruar këtë paralajmërim”, tha ambasadori Wood.

Më 1 prill, disa komandantë dhe oficerë të lartë që mbikëqyrnin operacionet e fshehta të Iranit në Lindjen e Mesme u vranë gjatë një sulmi ushtarak në Damask të Sirisë, sipas njoftimeve të shtypit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby i cilësoi “të pakuptimta” akuzat iraniane se Shteteve të Bashkuara ishin përgjegjëse për sulmin. “Më lejoni ta bëj të qartë”, tha ai gjatë një konference për shtypin. “Ne nuk kishim asnjë lidhje me sulmin në Damask”.

Ambasadori Robert Wood, Përfaqësuesi Alternativ për Çështjet e Posaçme Politike në OKB tha: “Ndërsa ne mbledhim detaje për sulmin, një gjë është e qartë: Irani dhe grupet e mbështetura prej tij dhe grupet partnere duhet të shmangin përshkallëzimin e tensioneve në rajon”.

“Në të vërtetë, që nga sulmi terrorist i 7 tetorit në Izrael, Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar vazhdimisht Iranin që të mos përfitojë nga situata për të përshkallëzuar luftën e tij të gjatë kundër Izraelit dhe të tjerëve. Irani e ka injoruar këtë paralajmërim”, tha ai. “Terroristët dhe grupet e tjera të armatosura, disa të mbështetur nga regjimi sirian dhe Irani, kanë përdorur territorin sirian për të organizuar dhe kryer sulme ndaj Izraelit dhe ndaj objekteve dhe personelit të SHBA-së".

Hezbollahu i mbështetur dhe i armatosur nga Irani e sulmon rregullisht Izraelin nga Libani.

“Në Detin e Kuq, anëtarët e grupi Huthi të mbështetur nga Irani kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe kanë sulmuar vazhdimisht anijet. Grupet e mbështetura nga Irani kanë sulmuar gjithashtu objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe kanë sulmuar personelin ushtarak amerikan të angazhuar në luftën kundër Shtetit Islamik. Dora e Iranit është e dukshme në veprimet e të gjitha këtyre grupeve terroriste, që kanë mbështetjen apo janë partnerë të tij.”

“Ne kemi gjithashtu shqetësime të kahershme në lidhje me përdorimin e territorit sirian për të nisur sulme ndaj vendeve fqinje”, tha ambasadori Wood.

“Për shembull, më 31 mars, një avion luftarak izraelit thuhet se zbuloi një objektiv të dyshimtë ajror që po shkonte nga Siria drejt Izraelit. Në shumë raste që nga 7 tetori, ne kemi parë raketa, dronë të armatosur dhe armatime të tjera të lëshuara nga territori sirian drejt pozicioneve izraelite në dhe rreth Lartësive Golan.”

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa në vetëmbrojtje për t'iu përgjigjur sulmeve ndaj personelit ushtarak amerikan që kryen operacione kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.

Të gjitha vendet, përfshirë Iranin dhe Sirinë, kanë përgjegjësinë për të shmangur rrugën e përshkallëzimit, për të ndalur armatosjen e grupeve terroriste dhe për të frenuar veprimet e grupeve që mbështetën prej tij, që kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale.

XS
SM
MD
LG