Accessibility links

Breaking News

Irani nuk po bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike


(FILE) The logo of the International Atomic Energy Agency (IAEA) is seen at their headquarters in Vienna, Austria April 11, 2024.
(FILE) The logo of the International Atomic Energy Agency (IAEA) is seen at their headquarters in Vienna, Austria April 11, 2024.

Për hir të "integritetit të arkitekturës ndërkombëtare kundër përhapjes së materialeve bërthamore dhe asaj të sigurisë globale, ne nuk mund ta lejojmë Iranin të shmangë detyrimet e tij vit pas viti".


Pas raportit më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Drejtori i Përgjithshëm i saj Rafael Grossi i tha Bordit të Guvernatorëve se Irani ka ndërprerë bashkëpunimin me këtë agjenci të OKB-së për çështje urgjente. “Rrjedhimisht Agjencia ka humbur vazhdimësinë e njohurive në lidhje me prodhimin dhe inventarin e centrifugave, ujit të rëndë dhe uraniumit”, tha ai.

Zoti Grossi vuri në dukje se ndërsa Irani pretendon se e ka deklaruar të gjithë materialin bërthamor, aktivitetet dhe vendndodhjen e tyre, sipas Traktatit Kundër Përhapjes së Armëve Bërthamore, ky pretendim “është në kundërshtim me gjetjet e Agjencisë për grimcat e uraniumit në vende të padeklaruara në Iran.” Si rezultat, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk është në gjendje të ofrojë garanci se programi bërthamor i Iranit është "ekskluzivisht paqësor".

Në një deklaratë për Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Laura Holgate, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Zyrën e OKB-së në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i quajti aktivitetet bërthamore të Iranit "thellësisht shqetësuese".

Ambasadorja Holgate tha se “siç e bën të qartë raporti i Drejtorit të Përgjithshëm, në vend që të trajtojë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar, Irani vazhdon të ecë më tej në drejtimin e gabuar. Irani vazhdon të zgjerojë programin e tij bërthamor, të instalojë kaskada shtesë centrifugash të avancuara dhe të prodhojë uranium shumë të pasuruar për të cilin nuk ka asnjë qëllim të besueshëm”.

Ambasadorja Holgate vuri në dukje gjithashtu se mospranimi nga Irani i i inspektorëve me përvojë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike "ka ndikuar seriozisht në aktivitetet e verifikimit të Agjencisë".

Më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Francës, Gjermanisë dhe Britanisë në lëshimin e një deklarate të përbashkët duke dënuar mungesën e përparimit të Iranit në sqarimin e informacionit në lidhje me "korrektësinë dhe plotësinë" e deklaratave të tij bazuar në Marrëveshjes mbi Masat Mbrojtëse.

“Nëse Irani vazhdon të mos ofrojë bashkëpunim të nevojshëm, të plotë dhe të qartë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të gjitha çështjet e pazgjidhura të masave mbrojtëse, veprime të mëtejshme nga ky Bord do të jenë të nevojshme”, thuhet në deklaratën e katër vendeve. Për hir të "integritetit të arkitekturës ndërkombëtare kundër përhapjes së materialeve bërthamore dhe në fund të sigurisë globale", thanë ata, "ne nuk mund ta lejojmë Iranin të shmangë detyrimet e tij vit pas viti".

XS
SM
MD
LG