Neni i këtij projektligji thotë se nëse një vend agresor sulmon Ukrainën dhe vazhdon të përdorë ndonjë organizatë fetare apo të një natyre tjetër për të ndikuar njerëzit dhe jetën në Ukrainë, qeveria ukrainase mund ta mbyll atë.
Federata Ruse pretendon se, në bazë të këtij projektligji, qeveria ukrainase mund të eliminojë Kishën Ortodokse të Ukrainës, e cila udhëhiqet nga Moska.
“Rusia po përpiqet të justifikojë mizoritë e saj dhe shkeljet e tjera duke e pasqyruar luftën e saj të agresionit si një luftë të shenjtë midis të mirës dhe të keqes, një tjetër përpjekje e rremë që i ngjanë pretendimit për ‘denacifikim’ të Ukrainës”, tha Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood. “Ne të gjithë duhet ta kuptojmë këtë dhe të përqëndrohemi në politikën e dokumentuar mirë dhe sistematike të shtypjes fetare në territoret e pushtuara nga Rusia”.
“Që nga fillimi sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në 2014, agresioni i saj ka përfshirë shtypjen e njerëzve të fesë myslimane, hebraike, ortodokse, katolike, protestante dhe atyre nga grupe të tjera fetare. Ne jemi të shqetësuar nga njoftimet se autoritetet pushtuese të Rusisë vazhdojnë të arrestojnë, të ushtrojnë dhunë, torturojnë dhe burgosin individë për shkak të fesë apo përkatësisë së tyre fetare, dhe t’i konsiderojnë pa fakte si pjesëtarë të grupeve "ekstremiste", "terroriste" ose "të padëshirueshme".”
"Peshkopi i Kishës Ungjillore të Ukrainës, Ivan Rusyn ka ngritur zërin për vrasjen e priftërinjve të kishës së tij, duke vënë në dukje se në zonat e pushtuara nga Rusia, kisha është detyruar të funksionojë në fshehtësi", tha ambasadori Wood. "Thirrja e tij është e thjeshtë: "Ju lutem, dëgjoni britmën tonë".
“Ne të gjithë duhet ta dëgjojmë atë. Ne të gjithë duhet t’i kutptojmë sot pretendimet e pasinqerta të Rusisë dhe të bëjmë dalimin mes tyre dhe fakteve në shumë raporte të dokumentuara mirë, duke përfshirë mënyrën sesi bombardimet dhe sulmet e pamëshirshme me raketa të Rusisë kanë goditur edhe objektet fetare. Në fillim të këtij muaji, UNESCO njoftoi se ka verifikuar dëmtime në 124 objekte fetare në Ukrainë. Ka patur dëmtime edhe të objekteve të tjera kulturore. Organizata ukrainase Iniciativa në Përgjigje Emergjente të Trashëgimisë thotë se janë dëmtuar afër 700 objekte të këtij lloji.”
“Ndërsa agresioni rus kundër Ukrainës vazhdon, Kremlini po përpiqet të thellojë ndasitë brenda Kishës Ortodokse dhe ta përdorë si armë besimin e qytetarëve ukrainas, që janë pjesë e Kishës Ortodokse të Ukrainës”, tha ambasadori Wood. “Ne i bëjmë thirrje Kremlinit që t’i jap fund kësaj lufte të pakuptimtë dhe të respektojë të drejtat e të gjithë njerëzve.”
Me pretekstin e identifikimit të një kërcënimi ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e Federatës Ruse thirrën një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t'u ankuar për një ndryshim të propozuar të një ligji ekzistues që po shqyrtohet nga qeveria e Ukrainës.