Organizata Traktati i Atlantikut të Veriut, NATO, që kishte 12 anëtarë themelues, u formua 75 vjet më parë me qëllimin për të ruajtur paqen në rajonin e transatlantikut. Gjatë shtatë dekadave të fundit, NATO-ja frenoi mbulimin e vendeve të lira të Evropës Perëndimore nga Perdja e Hekurt, ndihmoi në shmangien e luftës me Bashkimin Sovjetik dhe ndihmoi vendet e reja të pavarura të ecnin në rrugën drejt demokracisë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një takim në Bruksel, ku u shënua 75 vjetori i NATO-s.
"Ne kemi një detyrim për të falenderuar miliona ushtarë, marinarë dhe pilotë, guximi dhe gatishmëria e të cilëve për të rrezikuar jetën në mbrojtje të vlerave tona i kanë dhënë peshë angazhimit tonë të shenjtë për të mbrojtur njëri-tjetrin", tha ai.
Me kalimin e viteve, janë shfaqur sfida të reja që themeluesit e NATO-s nuk mund t'i parashikonin 75 vjet më parë. Por Aleanca po i përballon këto kërcënime duke u përshtatur me ndryshimet në fushën e sigurisë, tha Sekretari Blinken.
“Gjatë tre viteve të fundit, ne kemi rritur aftësitë tona frenuese, kemi përforcuar krahun tonë lindor, kemi rritur investimet në kapacitetin tonë industrial të mbrojtjes, kemi nisur një Koncept të ri Strategjik dhe kemi mirëpritur dy anëtarët e rinj (Finlandën dhe Suedinë) jashtëzakonisht të aftë. Gjithë kjo punë do të ndihmojë udhëheqësit tanë të ecin përpara në përgatitjet për Samitin e Uashingtonit në korrik”.
Sekretari Blinken përsëriti se NATO është një aleancë mbrojtëse. "Ajo nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë plane për të pushtuar territore të një vendi tjetër."
“Siç ka thënë Presidenti Truman në mbledhjen themeluese, qëllimi i kësaj Aleance mbrojtëse është të na lejojë të vazhdojmë me punën e vërtetë të jetës, të qeverisë dhe të shoqërisë: 'realizimin e dëshirës për një jete më të plotë dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai. “Në këtë mënyrë, suksesi i NATO-s nuk ka të bëjë thjeshtë me numrin e armiqve që ka frenuar ose madhësinë e territorit, të cilin po mbron, por të gjitha mënyrat se si qytetarët tanë kanë përdorur sigurinë dhe lirinë e për të përmirësuar jetën e tyre.”
"Nuk është çudi që demokracitë vazhdojnë të bëjnë sakrifica të mëdha për t'u bashkuar me këtë Aleancë", tha Sekretari Blinken. "Pra, ndërsa ne festojmë këtë Aleancë të jashtëzakonshme... le të angazhohemi sërish në mbështetjen e themeleve të paqes dhe në përgatitjet për mbrojtje nga kërcënimet e reja."
"Në fund, le të mbrojmë së bashku gjithçka që kemi ndërtuar në 75 vjet nën mburojën e NATO-s dhe të sigurohemi që ajo të mbetet e fortë në 75 vitet e ardhshme dhe më tej", tha Sekretari Blinken.
"Të mbrojmë së bashku gjithçka që kemi ndërtuar në 75 vjet nën mburojën e NATO-s dhe të sigurohemi që ajo të mbetet e fortë në 75 vitet e ardhshme dhe më tej", tha Sekretari Blinken.