Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i shkaktuar nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve të pafajshëm.
Në një konferencë shtypi, i dërguari i posaçëm amerikan për Çështjet Humanitare në Lindjen e Mesme, David Satterfield, tha: "Vëllimi i ndihmës është rritur në mënyrë dramatike në muajt e fundit."
“Izraeli ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në dy javët e fundit për hapjen e korridoreve të ndihmave humanitare, duke hapur vendkalimin në Erez. Një vendkalim tjetër verior është në proces të hapjes. Kjo u bë me kërkesën tonë. Vendkalimi porta 96 në qendër të Gazës është hapur tashmë prej disa javësh dhe po përdoret nga OKB-ja për të transferuar ndihma humanitare në Gazë.”
"Edhe Jordania po dërgon ndihma humanitare drejtpërdrejt në Gazë përmes Izraelit verior.”
Ambasadori Satterfield tha se "Ne do të kemi një vëllim të shtuar të ndihmave brenda javëve të ardhshme, duke i transferuar ato nga toka dhe deti. Ka ende punë të konsiderueshme për të bërë, por është bërë përparim."
Është bërë gjithashtu përparim në krijimin e një mekanizmi efektiv komunikimi "që funksionon në kohë reale" midis punonjësve të organizatave humanitare dhe personelit të ushtrisë izraelite. “Shumë punonjës humanitarë janë vrarë”, tha me keqardhje ambasadori Satterfield.
Ai gjithashtu solli në qendër të vëmendjes Hamasin, duke theksuar se "Që nga 13 shtatori 1993, Hamasi mund të kishte marrë një vendim për Marrëveshjen e Oslos, të pranonte ato që ne i quajmë parime të Oslos".
“Këto parime përfshijnë zotimin për të shmangur përdorimin e dhunës dhe për të pranuar një zgjidhje të negociuar dhe paqësore të çështjes palestinezo-izraelite. Por, Hamasi, për arsyet e veta ideologjike dhe politike, ka zgjedhur dhunën dhe kërcënimet për arritjen e qëllimeve të veta. Viktimat më të mëdha të kësaj qasjeje kanë qenë vetë palestinezët, jo vetëm izraelitët që u masakruan më 7 tetor”.
Ambasadori Satterfield deklaroi: "Le të mos e harrojmë, se kushtet tona korrekte janë kërkesat e drejta që Izraeli të marrë hapat e nevojshme për të siguruar kalimin e ndihmave humanitare dhe se pala përgjegjëse për vuajtjet në këtë konflikt është grupi terrorist i Hamasit".
Shënohet përparim në përpjekjet për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës
Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i shkaktuar nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve të pafajshëm.