Accessibility links

Breaking News

Shtypja e gazetarëve dhe udhëheqësve të opozitës në Azerbajxhan


(FILE) Gubad Ibadoghlu, an economist and chair of the opposition Azerbaijan Democracy and Welfare Party, who was arrested in July
(FILE) Gubad Ibadoghlu, an economist and chair of the opposition Azerbaijan Democracy and Welfare Party, who was arrested in July

Siç ka deklaruar vazhdimisht Departamenti i Shtetit, gazetaria nuk është krim. Por rritja e numrit të gazetarëve të arrestuar javët e fundit në Azerbajxhan tregon se autoritetet e Azerbajxhanit nuk janë dakord me këtë.

Duke filluar në nëntor me arrestimin e udhëheqjes së “Abzas Media”, një media e pavarur, që është përqëndruar në çështjen e korrupsionit, autoritetet e Azerbajxhanit kanë përshkallëzuar shtypjen e kritikëve të qeverisë.

I pari që u arrestua në nëntor ishte drejtori i “Abzas Media”, Ulvi Hasanli. Menjëherë pas tij, u arrestuan edhe kryeredaktori Sevinj Vagifgizi, zëvendësdrejtori Mahammad Kekalov dhe gazetarja Nargiz Absalamova. Sipas organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ata janë akuzuar për krime të rreme, të motivuara politikisht për shkak të raportimit investigativ të “Abzas Media” mbi korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë. Të gjithë po mbahen në paraburgim të zgjatur.

Së fundmi janë arrestuar edhe Aziz Orujov, themeluesi i kanalit të pavarur televiziv “Kanal 13” dhe drejtuesi i emisionit të këti kanali, Rufat Muradli.

Nuk janë vetëm gazetarët viktima të shtypjes së qeverisë. Gubad Ibadoghlu, një ekonomist dhe kryetar i Partisë së Demokracisë dhe Mirëqenies së Azerbajxhanit, u arrestua në korrik dhe udhëheqësi i shquar i opozitës dhe kritiku i qeverisë, Tofig Yagublu, u arrestua në mes të dhjetorit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller e quajti "thellësisht shqetësuese" prirjen e fundit të arrestimit të gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe figurave të opozitës në Azerbajxhan.

“Dhjetëra njerëz të tillë janë arrestuar vetëm në muajin e fundit. Kjo është e papranueshme”, deklaroi zëdhënësi Miller. "Ne do të vazhdojmë t'i bëjmë thirrje qeverisë së Azerbajxhanit që të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithëve, duke përfshirë atyre që ushtrojnë lirinë e shprehjes, si dhe do të bëjmë thirrje për lirimin e shpejtë të të gjithë atyre që janë arrestuar padrejtësisht."

XS
SM
MD
LG