Accessibility links

Breaking News

Shpërblim për informacione mbi kriminelët kibernetikë të lidhur me Rusinë


U.S. Department of State Rewards for Justice poster for Russian-linked malicious cyber actors.
U.S. Department of State Rewards for Justice poster for Russian-linked malicious cyber actors.

Shtetet e Bashkuar po ofrojnë një shpërblime prej deri në 10 milionë dollarësh për informacione mbi pesë persona që dyshohet se po kryejnë sulme kibernetike ndaj infrastrukturës amerikane në bashkëpunim me qeverinë e Rusisë.  

Programi i Departamentit amerikan të Shtetit “Shpërblim për Drejtësinë” po heton personat që po kryejnë sulme kibernetike me nofkat “Target”, “Reshaev”, “Professor”, “Tramp” dhe “Dandis”. Këta individë besohet se janë të lidhur me programin kibernetik “Conti”, përmes të cilit bllokojnë kompjuterët e viktimave dhe në këmbim të zhbllokimit të tyre ata kërkojnë shuma të mëdha parash. Ky program ka lidhje me qeverinë e Rusisë dhe është përdorur për vjedhjen e dosjeve private dhe për sulme kibernetike ndaj serverëve dhe kompjuterëve të kompanive private. Për zhbllokimin e kompjuterëve ky grup hakerësh ka kërkuar deri në 25 milionë dollarë. Ata i kanë kërcënuar viktimat se nëse nuk paguajnë shumën e kërkuara, të dhënat e tyre mund të shiten ose publikohen në faqet e kontrolluara nga krijuesit e programit “Conti”.

Ky grup individësh për herë të parë u identifikua në vitin 2019, kur programi i tyre u përdor në mbi një mijë operacione për të vënë në shënjestër infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara dhe atë ndërkombëtare, si forcat e zbatimit të ligjit, shërbimet e emergjencës dhe shërbimet komunale. Mbi 400 rrjete të shërbimeve mjekësore në të gjithë botën kanë qenë viktimë e programit “Conti”, mbi 290 prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

Pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, përdoruesit e programit “Conti” u zotuan për mbështetjen e qeverisë së Rusisë dhe kërcënuan me sulme kibernetike infrastrukturën e rëndësishme të organizatave dhe vendeve që kryejnë sulme kibernetike ndaj qeverisë së Rusisë ose kundërshtojnë luftën e saj në Ukrainë.

Nëse keni informacione mbi aktivitetin kibernetik të individëve me nofkat “Target”, Reshaev”, “Professor”, “Tramp” dhe “Dandis”, ju lutemi kontaktoni programin “Shpërblim për Drejtësinë” përmes aplikacioneve Signal, Telegram dhe WhatsApp në numrin: +1-202-702-7843. Informacionet mund të dërgohen edhe përmes faqes së internetit www.rewardsforjustice.net.

Të gjitha informacionet e besueshme do të hetohen dhe identiteti i sinjalizuesve do të mbahet i fshehtë.

XS
SM
MD
LG