Accessibility links

Breaking News

Zgjedhjet mashtruese të Rusisë në territoret e pushtuara të Ukrainës


(FILE) A man casts his ballot during a referendum in Russian-controlled territory in Ukraine.
(FILE) A man casts his ballot during a referendum in Russian-controlled territory in Ukraine.

Votimet ishin një mashtrim ndërsa rezultatet ishin të kurdisura nga Moska.

Në përpjekje për të krijuar një iluzion të normalitetit në katër rajone të territorit ukrainas, që i ka aneksuar, Rusia mbajti zgjedhje vendore mes 31 gushtit dhe 10 shtatorit.

“Kremlini shpreson se këto zgjedhje mashtruese do të dëshmonin se ka kontroll mbi këto territore të pushtuara, por ato nuk janë asgjë më shumë se sa një lojë propagandistike”, tha Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për çështjet politike në OKB, Robert Wood.

“Kjo nuk është një taktikë e re. Këto “zgjedhje” në territoret e Ukrainës, të pushtuara nga Rusia, mbahen gati një vit pas një referendumi mashtrues, mbi të cilin u bazua aneksimi i rajoneve ukrainase të Kersonit, Zaporizhias, Donetskut dhe Luhanskut; dhe nënte vite pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.”

Ushtarë të armatosur shoqëruan një numër aktivistësh që shkuan derë më derë për të ftuar njerëzit të votonin. Qendrat e votimit po “mbroheshin” nga ushtarë të armatosur, duke frikësuar votuesit. Shumë emra në fletëvotime ishin të njohur, por një numër i kandidatëve, të cilët nuk njiheshin nga votuesit, kishin mbërritur së fundmi në këto rajone nga kënde të largëta të Rusisë.

Megjithatë, votimet ishin një mashtrim ndërsa rezultatet ishin të kurdisura nga Moska. “Kremlini e di mirë që zgjedhjet në Ukrainë janë një mashtrim. Por, disa zyrtarë brenda qeverisë ruse janë të shqetësuar mbi legjitimitetin e tyre të perceptuar dhe numrin e pjesëmarrësve ne zgjedhje në zonat e pushtuara”, tha ambasadori Wood.

“Këto zgjedhje mashtruese nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit të Ukrainës, i cili u ka rezistuar vazhdimisht dhe me guxim përpjekjeve të Rusisë për të ndryshuar me forcë kufijtë e Ukrainës për 19 muaj me radhë. Këto zgjedhje janë një sulm ndaj parimeve të kartës së Kombeve të Bashkuara. Njerëzit e Ukrainës po luftojnë për dëbimin e forcave ruse nga territori i vendit të tyre.”

Presidenti Vladimir Putin gabon nëse beson se mbajtja e zgjedhjeve në territoret e pushtuara dhe detyrimi i banorëve për të votuar kandidatët e mbështetur nga Rusia do të konsolidojë kontrollin e tij në këto rajone ose të marrë njohje ndërkombëtare për territoret e aneksuara.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin kurrë kontrollin e Federatës Ruse mbi asnjë pjesë të territorit sovran të Ukrainës”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken përmes një deklarate me shkrim. “Ne duam t’ua kujtojmë çdo individi që mund të mbështesë zgjedhjet mashtruese të Rusisë në Ukrainë, përfshirë atyre që vepruan si “vëzhgues ndërkombëtar” të tyre, se ata mund të jenë objekt i sanksioneve.”

XS
SM
MD
LG