Accessibility links

Breaking News

Sanksione ndaj individëve dhe kompanive të përfshira në dërgesat e armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut


(FILE) State flags of Russia and North Korea fly in a street near a railway station during the visit of North Korea's leader Kim Jong Un to Vladivostok, Russia April 25, 2019.
(FILE) State flags of Russia and North Korea fly in a street near a railway station during the visit of North Korea's leader Kim Jong Un to Vladivostok, Russia April 25, 2019.

"Që nga dhjetori i kaluar, forcat ruse kanë përdorur mbi 40 raketa balistike të furnizuara nga Koreja e Veriut për të goditur Ukrainën", tha ambasador Kelley.

Që nga vjeshta e kaluar, Rusia ka plotësuar rezervat e saj të armatimeve, duke bërë marrëveshje për furnizimin me raketa balistike dhe armë të tjera me Korenë e Veriut.

“Rusia ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e pajisjeve të lëshimit të raketave balistike dhe dhjetëra raketa balistike me Korenë e Veriut në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit”, tha më 12 prill, këshilltari për çështje politike i zyrës së Shteteve të Bashkuara në OKB, John Kelley.

"Që nga dhjetori i kaluar, forcat ruse kanë përdorur mbi 40 raketa balistike të furnizuara nga Koreja e Veriut për të goditur Ukrainën", tha ai.

“Që nga shtatori i kaluar, Rusia ka blerë mbi 11 mijë kontejnerë transporti me municione dhe pajisje të tjera ushtarake nga Koreja e Veriut, duke shkelur embargon e armëve të OKB-së ndaj Phenianit.”

Në të vërtetë, "Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë tek Koreja e Veriut për municione për luftën e saj kundër Ukrainës dhe ka sulmuar dhjetëra objektiva në Ukrainë me raketa balistike të furnizuara nga Koreja e Veriut", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Këto transferime të paligjshme kanë forcuar bashkëpunimin ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Pheniani e furnizon Rusinë me raketa dhe municione balistike në këmbim të ndihmës ushtarake nga Moska.

Për shkeljen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut, më 16 maj, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, vendosën sanksione ndaj dy individëve me bazë në Rusi dhe tre subjekteve. Të gjitha sanksionet ishin të lidhura me transferimin e pajisjeve ushtarake dhe komponentëve të tjerë ushtarakë mes Koresë së Veriut dhe Federatës Ruse. Ndaj tyre u vendosën sanksione bazuar në Urdhrin Ekzekutiv 13551.

Rafael Anatolyevich Gazaryan ka bashkëpunuar me ndërmjetësuesin Ashot Mkrtychev, i cili më parë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, për marrëveshjet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Aleksey Budnev organizoi dërgesat në Rusi të pajisjeve të komunikimit ushtarak që dyshohet të jenë nga Koreja e Veriut.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kompanisë “Trans Kapital Limited Liability” për ndihmën financiare që ajo i dha Rafael Anatolyevich Gazaryanit. Edhe ndaj kompanive “Tekhnologiya” dhe “OOO” u vendosën sanksione, sepse ato janë në pronësi të zotit Budnev ose kontrollohen nga ai.

“Veprimi i sotëm pasqyron angazhimin tonë për të penguar bashkëpunimin e thelluar ushtarak të Koresë së Veriut me Rusinë”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime për të mbajtur përgjegjës ata që përpiqen të lehtësojnë transferimin e armëve dhe materialeve të tjera për të ndihmuar luftën e Rusisë në Ukrainë."

XS
SM
MD
LG