Accessibility links

Breaking News

Pengimi i pesë mbështetësve të al-Kaidës në Turqi


Treasury Department
Treasury Department

Shtetet e Bashkuara identifikuan pesë mbështetës të al-Kaidës që veprojnë në Turqi, të cilët kontribuojnë në aktivitetet keqbërëse të grupit terrorist

Shtetet e Bashkuara identifikuan pesë mbështetës të al-Kaidës që veprojnë në Turqi, të cilët kontribuojnë në aktivitetet keqbërëse të grupit terrorist, duke i ofruar grupit një sërë shërbimesh lehtësuese financiare dhe për të udhëtuar.

Herë pas here, Shtetet e Bashkuara identifikojnë individë të rëndësishëm për funksionimin e organizatave terroriste. Më pas, qeveria amerikane vendos emrin e një personi të tillë në një listë të posaçme të përcaktuar për këta shtetas në bazë të urdhërit ekzekutiv 13224.

Qeveria amerikane ngrin të gjitha pasuritë që ata individë kanë në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë që përdorin Shtetet e Bashkuara për të shkatërruar rrjetet e mbështetjes për terroristët dhe organizatat terroriste.

Në muajin shtator, Shtetet e Bashkuara identifikuan pesë mbështetës të al-Kaidës që vepronin në Turqi, të cilët kontribuonin në aktivitet keqbërëse të grupit terrorist, duke u ofruar atyre një seri sherbimesh lehtësuese të natyrës financiare dhe për të udhëtuar.

“Këto sanksione nxjerrin në pah angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të dëmtuar mbështetjen financiare për al-Kaidën”, tha Drejtoresha e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit Andrea Gacki. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të huaj, përfshirë Turqinë, për të ekspozuar dhe rrënuar rrjetet e mbështetjes financiare të al-Kaidës”.

I lindur në Egjipt, Majdi Salim është avokat me bazë në Turqi dhe një nga lehtësuesit kryesorë të aktiviteteve të al-Kaidës në Turqi. Përveç kryerjes së funksioneve të tjera për grupin terrorist, ai vepron si korrier financiar brenda rrjetit të al-Kaidës në Turqi.

Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani, shtetas egjiptian dhe mbështetës i kahershëm Al-Kaidës, është një korrier financiar me bazë në Turqi, i cili përdori transfertat në para në dorë për të mbështetur al-Kaidën.

Nurettin Muslihan, është shtetas turk që ndihmon nga ana financiare al-Kaidën me bazë në Turqi. Ai mbajti kontakte me udhëheqjen e lartë të al-Kaidës dhe punoi për të vendosur komunikime të drejtpërdrejta me ekstremistët e al-Kaidës.

Një tjetër shtetas turk, Cebrail Guzel punoi dhe siguroi mbështetje materiale për Nurettin Muslihan, si pjesë e përpjekjeve të Muslihan-it për të mbështetur al-Kaidën.

Shtetasi turk Soner Gurleyen, gjithashtu me bazë në Turqi, është një ekstremist dhe lehtësues financiar i al-Kaidës. Ai e ndihmoi një tjetër ekstremist të dhunshëm për të udhëtuar.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët dhe aleatët, përfshirë Turqinë, në identifikimin, ekspozimin dhe prishjen e rrjeteve të mbështetjes financiare të al-Kaidës”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë me shkrim. “Do të jemi vigjilent që t’i pengojmë këto rrjete që të abuzojnë me sistemin financiar ndërkombëtar për të gjeneruar të ardhura për veprimtari terroriste.”

“Shtetet e Bashkuara nuk do t'i harrojnë kurrë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe komplotet e tjera të al-Kaidës në të gjithë botën. Ne do të vazhdojmë të vëmë në shënjestër ata që kërkojnë të dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, qytetarët tanë dhe interesat tona”, tha zoti Blinken në deklaratë.

XS
SM
MD
LG