Accessibility links

Breaking News

Forcimi i pozicionit të Ukrainës për përshpejtimin e zgjidhjes diplomatike të konfliktit


Ukraina nuk do të pësojë disfatë nga makineria luftarake e Putinit dhe se e vetmja rrugëdalje nga ky konflikt është përmes diplomacisë.

Ukraina nuk do të pësojë disfatë nga makineria luftarake e Putinit dhe se e vetmja rrugëdalje nga ky konflikt është përmes diplomacisë.

"Diplomacia është mënyra e vetme për t'i dhënë fund përfundimisht agresionit të Rusisë (ndaj Ukrainës) dhe për të krijuar një rrugë drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme", tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke cituar presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. “Është e qartë se presidenti Putin nuk ka interes të sinqertë për angazhim diplomatik tani”, tha ai.

“Ja çfarë tha ai vetëm disa javë më parë: ‘nëse Ukraina nuk i pranon ‘realitetet e reja territoriale’ nuk ka se për çka të bisedohet’. Me fjalë të tjera, Ukraina dhe bota duhet disi të pajtohen me rrëmbimin e territoreve nga presidenti Putin. Kjo nuk duhet të jetë pikënisje për asnjë vend në botë që ka respekt për Kartën e OKB-së dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.”

Është e qartë se gati një vit pas luftës brutale të Putinit kundër Ukrainës, është jetike që Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj të vazhdojnë dhe të rrisin mbështetjen për Ukrainën, tha Sekretari Blinken.

“Ne e kemi përshtatur ndihmën tonë për të përmbushur nevojat në ndryshim të Ukrainës që nga fillimi i sulmit rus dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai. “Në total, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë gati 30 miliardë dollarë ndihma që nga fillimi i sulmit rus. Dhe aleatët dhe partnerët tanë kanë dhënë më shumë se 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake gjatë vitit të kaluar dhe dhjetëra miliarda dollarë të tjera në mbështetje humanitare dhe ekonomike. Kontributet që Evropa ka dhënë në këtë përpjekje janë shumë domethënëse dhe po bëjnë një ndryshim të madh në terren”.

Kjo është koha për të shtuar ndihmën për Ukrainën, për t'i treguar Vladimir Putinit se me ndihmën e vazhdueshme të partnerëve të saj, Ukraina nuk do të pësojë disfatë ndaj makinerisë së tij luftarake dhe se e vetmja rrugëdalje nga ky konflikt është përmes diplomacisë.

Kjo është tashmë e qartë nga fakti se "lufta e Putinit vazhdon të jetë një dështim strategjik", tha sekretari Blinken. “Ai ka dështuar në përpjekjet për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës, për të nënshtruar Ukrainën dhe për të thyer vullnetin e popullit të saj. Ai ka humbur betejat për Kievin, Kharkivin dhe Khersonin. Ushtria e tij po pëson humbje marramendëse në fushën e betejës dhe ai nuk ka arritur të dobësojë Aleancën tonë (NATO-n) dhe atë që ajo përfaqëson.”

“Mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën për zgjidhje diplomatike të konfliktit është të vazhdojmë të ndryshojmë fushën e betejës në favor të Ukrainës”, tha Sekretari Blinken. "Kjo do të siguronte një pozicion më të fortë të mundshëm për Ukrainën në bisedime kur të krijohet një mundësi e tillë."

XS
SM
MD
LG