Accessibility links

Breaking News

Përpjekjet për bllokimin e rrugëve ruse të furnizimit


(FILE) Russian President Vladimir Putin, left, and Chinese Premier Li Qiang shake hands during their meeting at the Kremlin in Moscow, Russia, Aug. 21, 2024.
(FILE) Russian President Vladimir Putin, left, and Chinese Premier Li Qiang shake hands during their meeting at the Kremlin in Moscow, Russia, Aug. 21, 2024.

Në shënjestër të sanksioneve amerikane janë edhe një numër kompanish në vende të treta, duke përfshirë Republikën Popullore të Kinës, dhe një mori entitetesh kineze, që bashkëpunojnë me qeverinë ruse.

Vetëm dhjetë ditë pasi forcat e armatosura ruse filluan sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara filluan të vendosnin sanksione ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe vjedhjen e pasurive të popullit ukrainas. Gjatë tridhjetë muajve pasues, u vendosën dhjetëra sanksione shtesë ndaj individëve dhe subjekteve të përfshirë në përpjekjet për të ndihmuar Vladimir Putinin për nënshtrimin e Ukrainës dhe popullit të saj.

Megjithatë, ka ende disa entitete, duke përfshirë një numër qeverish, që synojnë të përfitojnë nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës duke ndihmuar Rusinë në luftën e saj të paligjshme. Kështu që, në fund të gushtit, qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj afro katërqind individëve dhe subjekteve të reja, si në Rusi ashtu edhe jashtë saj.

Në përpjekje për të penguar shmangien e sanksioneve, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi kufizime ndaj më shumë se 190 individëve dhe subjekteve. Për shembull, si pjesë e përpjekjes së tij për të penguar aftësinë e Rusisë për të blerë teknologji dhe pajisje nga vendet e treta, Departamenti i Shtetit vendosi sanksione ndaj prodhuesve, eksportuesve dhe importuesve të materialeve kritike për industrinë ushtarake të Rusisë.

Mes atyre në shënjestër të këtyre sanksioneve ishin edhe një numër kompanish në vende të treta, duke përfshirë Republikën Popullore të Kinës, dhe një mori entitetesh kineze që bashkëpunojnë me qeverinë ruse. Për një listë më të detajuar të individëve dhe subjekteve të sanksionuara nga Departamenti i Shtetit, ju mund të vizitoni faqen e Departamentit të Shtetetit: state.gov/new-masures-to-degrade-russias-wartime-economy/.

Në të njëjtën kohë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj rrjeteve të shumta transnacionale, që ndihmojnë Rusinë të blejë materiale të rëndësishme, si pajisje të avancuara të makinerive dhe pjesë elektronike. Departamenti i Thesarit po vendos sanksione edhe ndaj kompanive të teknologjisë financiare që ofrojnë programe të nevojshme kompjuterike dhe teknologji të tjera kritike për sektorin financiar të Rusisë. Lista e këtyre sanksioneve është publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit: home.treasury.gov/news/press-releases/jy2546.

“Rusia e ka kthyer ekonominë e saj në një mjet në shërbim të kompleksit industrial ushtarak të Kremlinit. Veprimet e Departamentit të Thesarit sot vazhdojnë të zbatojnë angazhimet e marra nga Presidenti Biden dhe homologët e tij të vendeve të G7-ës për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit të industrisë ushtarake ruse dhe kanalet e pagesave", tha Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

“Kompanitë, institucionet financiare dhe qeveritë në mbarë botën duhet të sigurohen se nuk po mbështesin zinxhirët e furnizimit të industrisë ushtarake të Rusisë.”

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndërsa ajo mbron pavarësinë e saj dhe do të mbajë Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj ndaj popullit ukrainas.

XS
SM
MD
LG