Accessibility links

Breaking News

Lufta për mbrojtjen e civilëve dhe demokracinë në Izrael dhe Ukrainë


Presidenti Joe Biden
Presidenti Joe Biden

“Nëse largohemi nga Ukraina dhe i kthejmë kurrizin Izraelit, thjesht nuk ia vlen”, thotë Presidenti Joe Biden.

Presidenti Joe Biden iu drejtua popullit amerikan menjëherë pas kthimit nga Izraeli, pas sulmit terrorist nga grupi militant i Hamasit, që u mori jetën 1400 personave. Në sulmin e 7 tetorit në Izrael, militantët gjithashtu morën peng rreth 200 njerëz.

Presidenti vuri në dukje se “mizoria” e Hamasit “është një kopje e luftës thuajse 20 mujore, tragjedisë dhe egërsisë që po vuan populli i Ukrainës, popull i cili është dëmtuar rëndë që nga koha kur Putini nisi sulmin në shkallë të gjerë.

“Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por kanë diçka të përbashkët, të dy duan të zhdukin demokracinë e vendeve fqinje, ta zhdukin plotësisht”, tha ai.

“Synimi i deklaruar i Hamasit është shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe vrasja e popullit hebre. Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Hamasi po përdor civilët palestinezë si mburoja njerëzore dhe familjet e pafajshme palestineze po vuajnë shumë për shkak të tij”.

Ndërkohë, Putini, tha Presidenti Biden, është përgjegjës për varret masive të Ukrainës dhe ndarjen me forcë të mijëra fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre; Putini mohon që Ukraina ka apo ka patur ndonjëherë realisht statusin e një shteti të pavarur.

“Është jetike për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara që të sigurohemi që Izraeli dhe Ukraina të fitojnë”, tha Presidenti.
“Historia na ka mësuar se kur terrorristët nuk paguajnë për terrorin, kur diktatorët nuk paguajnë për agresionin, ata shkaktojnë më shumë kaos dhe vdekje, më shumë shkatërrim. Ata nuk ndalen dhe kostoja dhe kërcënimi për Shtetet e Bashkuara dhe botën rritet”, tha ai.

“Është udhëheqja amerikane që mban botën të bashkuar”, tha Presidenti Biden.
“Amerikën e mbajnë të sigurt aleancat amerikane. Vlerat amerikane janë ato që nxisin dëshirën e partnerëve për të bashkëpunuar me ne. Nuk duhet ’i vëmë të gjitha këto në rrezik, duke u larguar nga Ukraina dhe duke i kthyer shpinën Izraelit”.

Presidenti po i dërgon Kongresit një kërkesë urgjente për fonde për të mbështetur nevojat që lidhen me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe në mbështetje të partnerëve të saj kyç.

“Nuk mundem dhe nuk do të lejoj që terrorristët si anëtarët e Hamasit dhe tiranët si Putini, të fitojnë”, tha Presidenti Biden. “Nuk mund ta lejoj këtë”.

XS
SM
MD
LG