Accessibility links

Breaking News

Tre shqetësimet më të mëdha për konfliktin Izrael-Hamas në Rripin e Gazës


(FILE) Palestinians displaced by the Israeli bombardment of the Gaza Strip gather at a tent camp.
(FILE) Palestinians displaced by the Israeli bombardment of the Gaza Strip gather at a tent camp.

“Ekstremistët që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre dhe kjo dhunë duhet të ndalet”, tha ambasadorja Thomas Greenfield.

Nga rreth 240 pengjet e rrëmbyera nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit në Izrael, 110 prej tyre janë liruar. Gjatë armëpushimit humanitar, që hyri në fuqi më 24 nëntor, të paktën 10 pengje në ditë u liruan. Por shpresat për lirimin e pengjeve të tjera u venitën pas rifillimit të luftimet më një dhjetor.

“Vazhdojmë të jemi të përqendruar në lirimin e të gjitha pengjeve”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken pas përfundimit të armëpushimit. “Ne gjithashtu jemi të përqendruar në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit në vende të tjera.”

Këto janë tre shqetësimet kryesore për të ardhmen, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

“Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të shohin një konflikt, veçanërisht në Liban, ku një përshkallëzim i tensioneve do të kishte pasoja të rënda për paqen, sigurinë dhe mirëqenien e popullit libanez. Rikthimi i qetësisë në kufirin Izrael-Liban është një çështje shumë e rëndësishme. Së dyti, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja drastike e dhunës nga kolonët izraelitë me pikëpamje ekstremiste ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

“Ekstremistët që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre dhe kjo dhunë duhet të ndalet. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin masa, përfshirë ndalimin e dhënies së vizave për këta ekstremistë. Ne kundërshtojmë me forcë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, të cilat minojnë mundësinë ndarjes së kufirit (të Izraelit) me një shtet të ardhshëm palestinez. Së treti, në u bëjmë thirrje të gjitha palëve në rajon dhe popujve të botës që të heqin dorë nga retorika nxitëse, që shkakton rritjen e mëtejshme të tensioneve dhe urrejtjes”, tha ajo.

“Kjo përfshin përdorimin e gjuhës çnjerëzore. Gjatë dy muajve të fundit, ne kemi parë një rritje të antisemitizmit dhe islamofobisë. Ne e kemi parë këtë në mediat sociale në internet dhe në komunitetet tona, ku urrejtja shkakton dhunë.”

“Përveç çështjeve të tanishme, ne duhet të punojmë edhe për një të ardhme më të mirë”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje me dy shtete, ku Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor do të bashkoheshin në një strukturë të vetme qeverisëse, që në fund do të ishte në kontrollin e një Autoritetit Palestinez të rigjallëruar. Ky është i vetmi garantues i realizimit të aspiratave legjitime të palestinezëve për një shtet të tyre. Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund këtij cikli të dhunës.”

XS
SM
MD
LG