Accessibility links

Breaking News

Koha për trajtimin e krimeve të dhunës seksuale në konfliktet e armatosura


(FILE) Anna Sosonska, deputy head of Ukraine's war crimes unit for sexual violence, and psychologist Vasyl Humeniuk speak with a survivor, amid Russia's attack on Ukraine continues, in Kherson, Ukraine December 9, 2022.
(FILE) Anna Sosonska, deputy head of Ukraine's war crimes unit for sexual violence, and psychologist Vasyl Humeniuk speak with a survivor, amid Russia's attack on Ukraine continues, in Kherson, Ukraine December 9, 2022.

"Dhuna seksuale mbetet një pjesë e tmerrshme e konfliktit në mbarë globin", thotë Nënpresidentja Kamala Harris.

Një nga krimet më të shëmtuara të konflikteve të armatosura është dhuna seksuale, e përdorur si formë shpërblimi dhe për të poshtëruar dhe terrorizuar armikun.

“Dhuna seksuale ka qenë një taktikë lufte që nga kohërat e lashta”, tha Nënpresidentja Kamala Harris. “Gjatë historisë, ata që kanë bërë luftë kanë dhunuar në mënyrë specifike gratë dhe vajzat për të ushtruar dominim dhe pushtet mbi trupat e tyre dhe për të poshtëruar, terrorizuar dhe nënshtruar popullsi të tëra. Dhuna seksuale mbetet një pjesë e tmerrshme e konfliktit në mbarë globin”, tha ajo.

“Në Ukrainë, forcat ruse kanë përdhunuar gratë në territoret e pushtuara. Në Irak, kur ISIS-i (Shtetit Islamik) pushtoi zona të mëdha një dekadë më parë, anëtarët e tij i përdorën gratë dhe vajzat si skllave seksi dhe masakruan mijëra gra të tjera. Në konfliktin e vazhdueshëm në Sudan, forcat paraushtarake po terrorizojnë gratë dhe vajzat përmes dhunës seksuale. Në Haiti, bandat kriminale kanë përdorur dhunën seksuale për të nënshtruar komunitetet. Veprime të ngjashme kemi parë në Sudanin e Jugut, Etiopi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos. Dhe më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi bëri veprime të ngjashme të dhunës seksuale.”

"Në vitet e fundit, komuniteti ndërkombëtar ka bërë përparim të madh në trajtimin e sulmeve ndaj paqes, stabilitetit dhe të drejtave të njeriut", tha Nënpresidentja Harris. "Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë udhëhequr përpjekjet në OKB dhe organe të tjera në mbarë botën duke ofruar kujdes shëndetësor për të mbijetuarit, duke trajnuar ushtarakë dhe paqeruajtës", tha ajo. “Por kjo nuk mjafton, sepse globalisht, sistemi ynë i llogaridhënies mbetet i pamjaftueshëm.”

“Dhuna seksuale e lidhur me konfliktet duhet të dënohet, pa mëdyshje, kudo dhe kurdo që ndodhë. Ne duhet të forcojmë sistemet për t'i dhënë përparësi veprimeve, mbështetjes së të mbijetuarve të dhunës, mbledhjen në mënyrë efektive të provave dhe nxitjen e hetimeve", tha ajo.

Kjo është një nga arsyet pse administrata e Presidentit Biden më 17 qershor nisi Iniciativën Dinjiteti në Dokumentim, një program që, ndër të tjera, do të mbështesë përpjekjet e OKB-së për t'i dhënë fund dhunës seksuale në zonat e konflikteve.

“Për një kohë shumë të gjatë, sistemet, qofshin ato të zbatimit të ligjit apo ato gjyqësore, nuk e kanë trajtuar mjaftueshëm dhunën seksuale në zonat e konflikteve”, tha Nënpresidentja Harris. "Dhe për një kohë shumë të gjatë, pasojat për këto veprime janë shoqëruar me deklarata të thjeshta dënimi në vend të sjelljes së autorëve para drejtësisë."

“Përdorimi i dhunës seksuale si taktikë lufte është i pandërgjegjshëm”, tha Nënpresidentja Harris. “Dhe çdo dështim për të mbajtur përgjegjës autorët është një dështim për të përmbushur, nga të gjithë ne, detyrimet e përbashkëta njerëzore.”

XS
SM
MD
LG