Accessibility links

Breaking News

SHBA kundërpërgjigjet ndaj grupeve të mbështetura nga Irani


Shtetet e Bashkuara kohët e fundit vunë në shënjestër selinë e grupit terrorist Kata'ib Hezbollah të mbështetur nga Irani, në goditje kundërpërgjigjëse.

Ky grup është trajnuar, financuar dhe mbështetur nga Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe qëndron pas një sërë sulmesh të fundit kundër Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre në Irak dhe Siri, pas sulmit të tmerrshëm nga Hamasi kundër Izraelit.

Mbi 151 sulme janë ndërmarrë ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri, misioni i të cilave është mposhtja e Shtetit Islamik.

Më 20 janar, terroristët e mbështetur nga Irani në Irakun perëndimor lëshuan raketa të shumta balistike duke vënë në shënjestër bazën ajrore Al-Asad, në atë që Pentagoni e quajti një "sulm në shkallë më të gjerë".

Të paktën një pjesëtar i shërbimit ushtarak irakian u plagos dhe katër anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan u kontrolluan për lëndime të mundshme traumatike të trurit.

Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i quajti sulmet ushtarake të SHBA më 23 janar kundër objekteve të përdorura nga Kata'ib Hezbollah dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin në Irak "të nevojshme dhe proporcionale" dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë për të mbrojtur trupat dhe interesat e SHBA.

Në një masë tjetër joushtarake më 22 janar, Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione ndaj linjës ajrore irakiane Fly Baghdad dhe shefit ekzekutiv të saj si kundërpërgjigje për ndihmën që i kanë dhënë Gardës Revolucionare iraniane dhe grupeve të mbështetura prej Iranit në Irak,

Siri dhe Liban. SHBA shpalli gjitashtu masa ndaj tre udhëheqësve dhe mbështetësve të Kata'ib Hezbollahut, si dhe një biznesi që pastron fondet e tij.

Në një deklaratë, Departamenti i Thesarit vuri në dukje se "sulmet e intensifikuara kundër personelit amerikan në Irak dhe Siri që pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor".

Departamenti i Thesarit vuri në dukje më tej se " Kata'ib Hezbollah dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin në Irak kanë bërë vazhdimisht deklarata në mbështetje të terrorizmit nga Hamasi dhe kanë shprehur angazhimin e tyre për të sulmuar personelin amerikan".

Nënsekretari i Thesarit i SHBA-së për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson, u shpreh se “Irani dhe përfaqësuesit e tij kanë janë përëpjekur të abuzojnë me ekonomitë rajonale dhe të përdorin biznese në dukje legjitime si mbulesë për financimin dhe lehtësimin e sulmeve të tyre. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të pengojnë aktivitetet e paligjshme të Iranit që synojnë minimin e stabilitetit të rajonit.”

XS
SM
MD
LG