Accessibility links

Breaking News

Bashkëpunim në shumë fusha mes Shteteve të Bashkuara dhe El Salvadorit


(FILE) U.S. Secretary of State Marco Rubio meets with President Nayib Bukele at his residence at Lake Coatepeque in El Salvador, Monday, Feb. 3, 2025.
(FILE) U.S. Secretary of State Marco Rubio meets with President Nayib Bukele at his residence at Lake Coatepeque in El Salvador, Monday, Feb. 3, 2025.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha Sekretari Rubio. “Kjo është një shenjë tjetër e miqësisë së jashtëzakonshme që kemi me Presidentin Bukele dhe popullin e El Salvadorit.”

El Salvadori ishte ndalesa e dytë e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio në kuadër të turneut të tij të parë në cilësinë e kryediplomatit amerikan, gjatë të cilit vizitoi disa vende të Amerikës Qendrore. Ai u takua me Presidentin Nayib Bukele, një mik i ngushtë i Shteteve të Bashkura.

Sekretari Rubio vuri në dukje masat që Presidenti Bukele mori për të rivendosur sigurinë për banorët e vendit të tij.

“Ne kemi parë një transformim këtu gjatë administratës së Presidentit Bukele. Një vend që dikur njihej për dhunën dhe mungesën e kushteve për familjet që të jetojnë në liri, tani është bërë një nga vendet më të sigurta në rajon falë udhëheqjes së tij dhe vendimeve të vështira që u detyrua të merrte.”

Sekretari Rubio nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me El Salvadorin për energjinë bërthamore, e cila do të sigurojë burim të sigurt dhe efikas të energjisë elektrike për zhvillimin ekonomik të El Salvadorit.

“Teknologjitë si ato për prodhimin e energjisë bërthamore do t'ju ndihmojnë të forconi ekonominë, duke krijuar qasje në teknologjinë më të përparuar të shekullit të 21-të, në mënyrë që të rinjtë dhe të gjithë banorët e këtij vendi të jenë në gjendje të jetojnë në paqe dhe begati.”

“Në një akt miqësie të jashtëzakonshme për vendin tonë, duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi”, në lidhje me të huajt e dhunshëm të paligjshëm, Presidenti Bukele, “ka rënë dakord për të bërë një nga marrëveshjet më të jashtëzakonshme të imigracionit në botë”, tha Sekretari Rubio.

“Së pari, ai po vazhdon bashkëpunimin e plotë për kthimin e banorëve të El Salvadorit që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, duke i mirëpritur ata në vend. Kjo tashmë ekziston dhe do të vazhdojë. Së dyti, ai ka pranuar të strehojë në burgjet e vendit të tij kriminelë të vendeve të tjera të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë anëtarë të organizatave të dhunshme si “MS-13” dhe “Tren de Aragua”. Dhe së treti, ai ka ofruar të strehojë në burgjet e vendit të tij kriminelë të rrezikshëm, përfshirë ata me nënshtetësi amerikane dhe status të banorit të përhershëm.”

“Ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha Sekretari Rubio. “Kjo është një shenjë tjetër e miqësisë së jashtëzakonshme që kemi me Presidentin Bukele dhe popullin e El Salvadorit.”

XS
SM
MD
LG