Accessibility links

Breaking News

SHBA vendos sanksione të tjera ndaj zyrtarëve të Hamasit dhe rrjetit të tyre financiar


(FILE) People hold up posters of the missing as they gather to demand the release of the estimated 230 hostages held in Gaza by Hamas.
(FILE) People hold up posters of the missing as they gather to demand the release of the estimated 230 hostages held in Gaza by Hamas.

Tre javë pasi terroristët e Hamasit kryen sulmin e rëndë në Izrael, duke vrarë në mënyrë brutale 1400 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj zyrtarëve të Hamasit dhe rrjetit të tij financiar.

Departamenti i Thesarit tha përmes një deklarate se “individët që janë në shënjestër të sanksioneve të reja kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kompanitë, që kontrollojnë investimet e Hamasit për të shmangur sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit. Ato gjithashtu nxjerrin në pah rolin kritikë që luan Irani në ofrimin e mbështetjes financiare, logjistike dhe operacionale për Hamasin.”

Në mesin e individëve të prekur nga sanksionet amerikane janë edhe një shtetas jordanez, i cili për një kohë të gjatë ka qenë zyrtar i Hamasit në Iran dhe disa anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të cilët kanë stërvitur dhe ndihmuar Hamasin dhe grupet terroriste Xhihadi Islamik Palestinez dhe Hezbollahu.

Në shënjestër të sanksioneve amerikane janë edhe Shoqata Bamirëse Al-Ansar, e cila ka financuar Xhihadin Islamik Palestinez përmes Shoqatës Iraniane Bonyad Shahid, e njohur gjithashtu me emrin Fondacioni i Martirëve, si dhe tre kompani në pronësi të financuesi të Hamasit me bazë në Sudan, Abdelbasit Hamza Elhassan Mohamed Khair.

Tre pronarë të aksioneve të kompanisë Trend GYO, e cila kontrollon pasuri të rëndësishme globale të Hamasit, gjithashtu janë prekur nga sanksionet amerikane.
Duke folur në Londër pas njoftimit të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Hamasit, Nënsekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo tha se “Hamasi dhe grupet terroriste me të cilat bashkëpunon kanë për qëllim shkatërrimin e Izraelit dhe kanë sulmuar ata që nuk janë dakord me ideologjinë e tyre të mbushur me urrejtje. Këto grupe kanë nevojë për burime financiare për të përhapur urrejtjen e tyre. Për të realizuar synimet e tyre, ato kanë përdorur metoda të ndryshme për të shmangur kontrollet e sistemeve tona financiare. Qëllimi ynë është të bllokojmë këto burime financiare, pa penguar rrjedhjen e ndihmës humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës”.

Nënsekretari Adeyemo theksoi nevojën për bashkëpunim me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara në përballjen me kërcënimin global të terrorizmit.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e përballjes me këto sfida së bashku me partnerët tanë si një koalicion. Grupet të cilat janë në shënjestër të sanksioneve përpiqen të gjejnë strehim në vende të tjera për të vazhduar aktivitetin e tyre. Ato transferojnë paratë, shkëmbejnë paratë dhe zhvendosin operacionet e tyre për të vazhduar veprimtarinë e tyre të paligjshme. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me vendet e tjera të botës për t’u siguruar që terroristët dhe mbështetësit e tyre të mos kenë asnjë vend për të fshehur paratë”, thotë Nënsekretari i Departamentit të Thesarit, Wally Adeyemo.

XS
SM
MD
LG