Accessibility links

Breaking News

Një ditë e rëndë tmerri


(FILE) Memorial stickers for the deadly October 7 attack by Hamas from Gaza, on the first anniversary since the attack, near Kibbutz Mefalsim in southern Israel, October 7, 2024.
(FILE) Memorial stickers for the deadly October 7 attack by Hamas from Gaza, on the first anniversary since the attack, near Kibbutz Mefalsim in southern Israel, October 7, 2024.

“Në këtë ditë përkujtimi”, tha Presidenti Biden, “ne nderojmë shpirtin e pathyeshëm të popullit hebre dhe mbajmë zi për viktimat e 7 tetorit. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre.”

Hamasi lëshoi mijëra raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa qindra terroristë të Hamasit kaluan nga Gaza në Izraelin jugor për të vrarë, përdhunuar dhe torturuar. Në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 u vranë 1200 njerëz, shumica dërrmuese civilë dhe u morën peng 250 të tjerë. Ajo ishte dita më vdekjeprurëse për izraelitet që nga Holokausti.

“Ajo që bëri Hamasi atë ditë ishte e keqe e pastër, brutale dhe e rëndë”, tha nënpresidentja Kamala Harris përmes një deklaratë në përvjetorin e parë të sulmit. “Kjo ka rindezur një frikë të thellë mes popullit hebre jo vetëm në Izrael, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”

Përmes një deklarate të veçantë, Presidenti Joe Biden shprehu keqardhje për sulmin e tmerrshëm të 7 tetorit dhe "brutalitetin e tij të rëndë".

“Atëherë ia bëra të qartë popullit të Izraelit: ju nuk jeni vetëm. Një vit më vonë, Nënpresidentja Harris dhe unë mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë së popullit hebre, sigurisë së Izraelit dhe të drejtës së tij për të ekzistuar”, tha Presidenti Biden. “Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga sulmet e Hezbollahut, Hamasit, grupit Huthi dhe Iranit. Javën e kaluar, me urdhër nga unë, ushtria e Shteteve të Bashkuara ndihmoi edhe një herë në mënyrë aktive në mbrojtjen e suksesshme të Izraelit, duke ndihmuar në neutralizimin e sulmit të Iranit me raketa balistike.”

Presidenti Biden theksoi se “7 tetori do të hyjë në histori si një ditë e errët edhe për popullin palestinez për shkak të konfliktit që Hamasi e filloi atë ditë. Shumë civilë kanë vuajtur gjatë këtij viti konflikti dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë vrarë. Vuajtjet njerëzore u përkeqësuan shumë nga terroristët, që po fshihen dhe po veprojnë mes njerëzve të pafajshëm.”

Presidenti Biden premtoi se Shtetet e Bashkuara “do të punojnë pandërprerë për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, e cila do të përfshinte lirimin e pengjeve, rritjen e ndihmave humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve, garantimin e sigurisë së Izraelit dhe përfundimin e kësaj lufte. Izraelitët dhe palestinezët meritojnë të jetojnë në siguri, dinjitet dhe paqe. Ne gjithashtu vazhdojmë të besojmë se një zgjidhje diplomatike në të gjithë rajonin kufitar Izrael-Liban është e vetmja rrugë për rikthimin e qetësisë së qëndrueshme dhe kthimin e sigurt të banorëve në shtëpitë e tyre.

“Në këtë ditë përkujtimi”, tha Presidenti Biden, “ne nderojmë shpirtin e pathyeshëm të popullit hebre dhe mbajmë zi për viktimat e 7 tetorit. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre.”

XS
SM
MD
LG