Accessibility links

Breaking News

Vendimi i Presidentit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë


(FILE) The logo of the World Health Organization (WHO) is pictured on the facade of the WHO headquarters on October 24, 2017 in Geneva.
(FILE) The logo of the World Health Organization (WHO) is pictured on the facade of the WHO headquarters on October 24, 2017 in Geneva.

“Kina, me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, 300 për qind më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara, kontribuon gati 90 për qind më pak se Uashingtoni për buxhetin e OBSH-së”, tha Presidenti Trump. 

Në një nga aktet e para zyrtare pas betimit të tij, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Presidenti Trump përmendi keqpërdorimin nga kjo organizatë në vitin 2020 të pandemisë së COVID-19 që u shfaq në Wuhan të Kinës dhe kriza të tjera shëndetësore globale.

Urdhri ekzekutiv vë në dukje “dështimin e OBSH-së për të miratuar reformat e nevojshme urgjente dhe paaftësinë e saj për të demonstruar pavarësinë nga ndikimi i papërshtatshëm politik i vendeve të saj anëtare”.

“Përveç kësaj, OBSH-ja vazhdon të kërkojë kontribute të padrejta dhe jo proporcionale nga Shtetet e Bashkuara në krahasim me vendet e tjera”, tha Presidenti Trump. “Kina, me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, 300 për qind më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara, kontribuon gati 90 për qind më pak se Uashingtoni për buxhetin e OBSH-së.”

Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, Ndihmësi i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare do të ngarkohet me krijimin e mekanizmave brenda Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të mbrojtur shëndetin publik dhe biosigurinë.

Presidenti Trump i bëri thirrje Sekretarit të Shtetit dhe Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit që të marrin masat e duhura për të ndalur transferimin e ardhshëm të fondeve, mbështetjes ose burimeve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për OBSH-në; të tërheqë dhe ricaktojë në detyra të tjera personelin ose kontraktorët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që punojnë në çfarëdo kapaciteti me OBSH-në; dhe të identifikojë Shtetet e Bashkuara dhe partnerë ndërkombëtarë të besueshëm dhe transparentë për të ndërmarrë aktivitetet e nevojshme të ndërmarra më parë nga OBSH-ja.

Presidenti Trump i bëri thirrje Drejtorit të Zyrës së Reagimit ndaj Pandemive në Shtëpinë e Bardhë që të rishikojë, të anulojë dhe të zëvendësojë Strategjinë Globale të Sigurisë Shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë që tërheqja është në progres, Sekretari i Shtetit do të ndërpresë negociatat e OBSH-së për Marrëveshjen e Pandemisë dhe ndryshimet në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit dhe veprimet e ndërmarra për të zbatuar një marrëveshje të tillë nuk do të kenë fuqi detyruese për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump premtoi gjatë fushatës të "punojë për të krijuar një koalicion të ri të vendeve që janë të përkushtuar fuqimisht ndaj mbrojtjes së shëndetit, duke ruajtur gjithashtu sovranitetin dhe lirinë e tyre".

XS
SM
MD
LG